NASA lëshon me sukses drejt Marsit sondën robot

NASA lëshon me sukses drejt Marsit sondën robot

NASA

Agjencia amerikane e Hapësirës NASA lëshoi me sukses nga Cape Canaveral i Floridës sondën robot Perserverance, një mekanizëm i gjeneratës së ardhshme, që do të kërkojë gjurmë të mundshme jete në Mars, fqinjin më të afërt të Tokës.

Sonda Perseverance është vendosur mbi raketën e fuqishme Atlas 5 dhe pritet të arrijë planetin e kuq në shkurt 2021.  Sonda robot ka madhësinë e një makine dhe është e pajisur me 6 rrota.

NASA

Ajo do të lëshojë në planetin Mars edhe një mini helikopter dhe do të testojë pajisjet për misionet e ardhshme me njerëz në sipërfaqen e planetit. Perseverance pritet të ulet në fundin e një krateri 250 metra të thellë të quajtur Jezero, një liqen i dikurshëm me moshë 3,5 miliardë vjeçare, që shkencëtarët mendojnë se mund të ketë prova të ekzistencës së jetës mikrobike.

Lexoni: Shpërthimi bërthamor dërgon një yll në të gjithë galaktikën

Prej një kohe të gjatë, shkencëtarët kanë debatuar nëse Marsi – dikur një planet shumë më mikpritës sesa është sot – ka patur ndonjëherë jetë. Që nga zbarkimi i sondës së parë të NASA-s, Mars Sojourner, në vitin 1997, SHBA-të  kanë dërguar edhe dy mjete të tjera robotike, Spirit dhe Opportunity, të cilët kanë eksploruar gjeologjinë e fushave të gjera të këtij planeti dhe kanë zbuluar shenja të formacioneve ujore. NASA planifikon që në vitin 2030, të dërgojë në Mars edhe astronautë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0