NASA ju tregon sesi ka ndryshuar Toka gjatë 20 viteve të fundit - Business Magazine Albania

NASA ju tregon sesi ka ndryshuar Toka gjatë 20 viteve të fundit


Një timelapse i ri 20-vjeçar i NASA-ës i marrë nga hapësira tregon në vetëm pak minuta se si jeta në Tokë i jep formë planetit nga viti në vit.

Timelapse ndjek dy dekada të mbledhjes konstante të imazhit nga një satelit i NASA duke kapur modelet sezonale që ndodhin çdo vit dhe ndryshimet afatgjata. “Kjo është Toka,” tha Gene Carl Feldman, një oqeanograf i NASA, në një deklaratë për shtyp. “Kjo është ajo se çfarë ndodh çdo ditë, me ndryshimin e stinëve, ndryshimeve të erës, rrymave të oqeanit dhe temperaturave.

Lexoni: Stephen Hawking paralajmëron: “Njerëzit duhet të largohen nga Toka.”

Niveli i shkrirjes së akujve në Arktik është ndër trendet e kapura në pamjet e NASA. Hulumtuesit kanë ngritur alarmin për shkrirjen e shpejtë të akujve në atë rajon si rezultat i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu.

NASA gjithashtu ka treguar rritjen e “shkretëtirave biologjike” – rajone të pabanueshme – që kanë zgjeruar gjurmën e tyre në dy dekadat e fundit. Shkurre të gjelbra gjithashtu kanë zgjeruar shtrirjen e tyre në zonat që ishin shumë të ftohta për jetën.

Mbledhja e të dhënave shërben si një qëllim praktik përtej krijimit të një imazhi bindës. Shkencëtarët mund të përdorin imazhet satelitore për të ndihmuar në parashikimin se ku të mbjellat do të lulëzojnë dhe ku jo dhe do të informojnë fermerët si të përgjigjen.

timelapse -> nënkupton teknikën fotografike të marrjes së një rendi imazesh në intervale të caktuara për të regjistruar ndryshimet që ndodhin ngadalë me kalimin e kohës.

burimi: Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0