NASA godet me sukses sondën me asteroidin duke i ndryshuar trajektoren - Business Magazine Albania

NASA godet me sukses sondën me asteroidin duke i ndryshuar trajektoren

Sonda e NASA-s, “Dart” u përplas me sukses me asteroidin Dimorphos gjatë një prove paprecedentë për të parë nëse është i mundur devijimi i kursit të një shkëmbi hapësinor.

Përplasja galaktike ndodhi me trupin qiellor të gjendur të gjendur rreth 11 milionë kilometra larg Hënës. Qëllimi i të gjithë kësaj nisme që risjell në kujtesë filmin e njohur “Armagedon”, ishte të shihej nëse mund të shmanget kërcënimi i Tokës nga një asteroid, duke e goditur atë përpara se t`i afrohet planetit tonë.

Lexo edhe: NASA do të godasë anijen e saj kozmike me një asteroid

“Teksa i afroheshim asteroidit, po ndiqnim me tmerr dhe gëzim në të njëjtën kohë sepse do të shihnim të gjithë përplasjen. Në të vërtetë, nuk e kishim idenë se cfarë duhet të prisnim. Nuk e dinim saktësisht formën e asteroidit, dinim vetëm që do ta godisnim. Të gjithë këtu ishim duke mbajtur frymën në ato momente.” – tha Elena Adams, inxhiniere e misionit DART

“Dart” u përplas mbi shkëmbin e vogël hapësinor me një shpejtësi prej 22,530 kilometrash në orë. Shkencëtarët thonë se përplasja duhet të ketë krijuar një krater në astereoidin e goditur dhe një grumbull gurësh dhe pluhuri në hapësirën rreth tij. Shpresat janë që impakti të ketë ndryshuar orbitën e asteroidit, megjithatë kjo mund të mësohet vetëm pas disa ditësh ose edhe javësh. Sipas Adams, njerëzit mund të flenë më të qetë që momentin që do ta dijnë se ka një mbrojtje për planetin./ NPR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0