MVP  - Ky term i keqkuptuar… - Business Magazine Albania

MVP  – Ky term i keqkuptuar…


Keni marrë pjesë në disa konkurse për startupet, keni lexuar shumë artikuj dhe keni hasur termin “MVP”, nuk e keni kuptuar… por për të mos u bërë me turp… e keni përdorur sikur e zotëroni…

Çfarë është një MVP?

MVP ose Minimum Viable Product (Produkti Minimal i Zbatueshëm) nënkupton gjëra të ndryshme për persona të ndryshëm kështu që le të fillojmë me përcaktimin që e lançoi si term, atë nga Eric Ries në librin “Lean Startup”.

“Një Produkt Minimal i Zbatueshëm është ai version i një produkti të ri që lejon skuadrën, e cila po merret me prodhimin e këtij produkti, të mbledhë sasinë maksimale të njohurive të vlefshme (validuara) rreth klientëve me minimumin e mundimit ose resurseve.” (përkthim i autorit).

Lexo: Startup-et me emra unikë marrin më shumë fonde

MVP

Me kalimin e kohës ky përcaktim u shkurtua duke e sjellë në formën: “Gjëja më e vogël që mund të ndërtosh e që të lejon të kalosh hapat e ciklit ndërto/mat/mëso.” Problemi me këtë përcaktim është se të gjithë hapat e ciklit klasifikohen si MVP, ndërkohë që logjikisht një mockup apo një faqe webi me informacion nuk mund të klasifikohet si një produkt.

Një përcaktim më i thjeshtë dhe më i mirë atëherë do të ishte: “Gjëja më e vogël që mund të ndërtosh dhe që çon vlerën tek konsumatori (e nëse është e mundur të marrë mbrapsht një pjesë të kësaj vlere).”

 

 

Pse Vlera?

Sepse pa vlerë asnjë klient nuk do të mund ta përdorte mjaftueshëm një MVP për t’i dhënë skuadrës informacionin e nevojshëm mbi konsumatorin. Ndërkohë që mundësitë e biznesit duhen zbatuar sapo shihen, përse të mos provohet që të kërkohet një pjesë e kësaj vlere si pagesë, duke bërë që të kemi një biznes që në fillim. Në fund të fundit, kur klienti që paguan është dhe ai që përdor produktin, ai paguan edhe validimin e idesë në vetvete.

Lexo: Startupi Clever Taxi, nga një ide në Startup Weekend në një investim prej 10 milionë €

Tre Karakteristikat

Përcaktimi im personal, përdorur edhe me të mentoruarit e mi, për MVP është “Produkti më minimal që ruan funksionin primar për të cilin është ndërtuar”. Ky përcaktim përputhet deri diku edhe me përcaktimin e Techopedias mbi MVP: “Versioni më i reduktuar i një produkti që mund të nxirret tek përdoruesi”. Këto dy përcaktime nxjerrin në pah tre karakteristika kryesore që një MVP duhet të ketë:

• Ka vlerë të mjaftueshme që njerëzit të kenë dëshirë ta përdorin apo blejnë vullnetarisht;

• Vë në dukje mjaftueshëm përfitim të ardhshëm në mënyrë që të mbajë përdoruesit e parë (early adopters);

• Ofron një cikël feedback-u për të udhëzuar zhvillimet e mëvonshme.

Si rrjedhojë, jo çdo produkt që një skuadër nxjerr (një mockup i një aplikacioni apo web faqeje) është një MVP. MVP duhet minimalisht të zgjidhë problemin.

Burimi: Entrepreneurship Albania për medium.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0