MrBeast është personi i parë që arrin 1 milion ndjekës në Threads

MrBeast është personi i parë që arrin 1 milion ndjekës në ‘Threads’ – pak orë pas lansimit të aplikacionit

MrBeast është personi i parë që arrin 1 milion ndjekës në ‘Threads’ – pak orë pas lansimit të aplikacionit

Dhe YouTuber-it, emri i vërtetë i të cilit është Jimmy Donaldson, iu deshën vetëm disa orë për të “mbledhur rreth tij” 1 milion ndjekës – ndonëse teknikisht nuk ishte llogaria e parë që arriti këtë numër, të tjerët i përkisnin organizatave si Instagram dhe National Geographic.

Ndryshe, postimet në këtë rrjet social janë të kufizuara në një maksimum prej 500 karakteresh.

Lexo: “Threads” është aplikacioni më shpejt i shkarkuar ndonjëherë

Për t’i bërë gjërat më të lehta për përdoruesit e rinj, njerëzit mund të identifikohen përmes Instagramit, të importojnë fotografitë e profilit dhe biografitë e tyre nga aplikacioni i ndarjes së fotove dhe madje të ndjekin të gjithë ata që ndjekin tashmë në Instagram me një klik të një butoni.

Zuckerberg, i cili ishte personi i dytë që arriti 1 milion ndjekës të Threads, shkroi në një postim: “Qëllimi është ta mbajmë atë miqësor ndërsa zgjerohet. Mendoj se është e mundur dhe në fund do të jetë çelësi i suksesit të tij.

MrBeast, i cili vlerësohet si pionier i një zhanri videosh në YouTube që përqendrohen në marifete dhe sfida të shtrenjta, ka shumë ndjekës në të gjitha kanalet e tij të mediave sociale – 38.5 milionë njerëz e ndjekin atë në Instagram dhe ai ka 165 milionë abonentë në YouTube.

as

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0