"Threads" është aplikacioni më i shpejtë i shkarkuar ndonjëherë.

“Threads” është aplikacioni më shpejt i shkarkuar ndonjëherë

threas behet aplikacioni qe eshte shkarkuar me shpejt

Në një mënyrë ose në një tjetër, duket se është e parashikueshme që Elon Musk dhe Mark Zuckerberg do të përleshen. Mund të kujtoheni se pak javë më parë na u premtua një duel  pasi Musk reagoi ndaj një tweeti për planet e Metas për një konkurrent të Twitter-it. Zuckerberg nuk vonoi aspak për të pranuar sfidën, por duket se lufta u anulua kur u përfshi në lojë nëna e Musk. Tani që Threads, alternativa e Instagram për Twitter-in, është më në fund e lansuar, duket se do të kënaqemi me një letër me ton të ashpër fjalësh nga avokati i Musk. 

Letra, e cila u raportua për herë të parë nga Max Tani në Semafor, shpreh se Meta ka punësuar ish-punonjës të Twitter-it për të përdorur njohuritë e tyre mbi sekretet tregtare për të dalë shpejt në treg me një produkt konkurrues:

“Gjatë vitit të kaluar, Meta ka punësuar dhjetëra ish-punonjës të Twitter-it. Twitter e di se këta punonjës më parë kanë punuar në Twitter; se këta punonjës kanë dhe vazhdojnë të kenë qasje në sekretet tregtare dhe informacionin e rëndësishme të Twitter-it; se këta punonjës kanë detyrime të vazhdueshme ndaj Twitter-it; dhe se shumë prej tyre kanë mbajtur në mënyrë të paautorizuar dokumente dhe pajisje elektronike të Twitter-it. Me këto të dhëna, Meta me qëllim të qartë ka caktuar këta punonjës për të zhvilluar, në disa muaj, aplikacionin “Threads”, kopje e Meta-s së Twitter-it, me qëllim specifik që ata të përdorin sekretet tregtare dhe pronësinë intelektuale të Twitter-it për të shpejtuar zhvillimin e aplikacionit konkurrent të Meta-s, në shkelje të ligjit shtetëror dhe federal, si dhe detyrimeve të vazhdueshme të këtyre punonjësve ndaj Twitter-it.”

Lexo edhe: Zbulohet arsyeja pse Mark Zuckerberg fshehu fytyrat e fëmijëve të tij në Instagram

Si përgjigje, zëdhënësi i Meta-s, Andy Stone, thotë se “Askush në ekipin e inxhinierisë së Threads nuk është punonjës i mëparshëm i Twitter-it – kjo gjë nuk ekziston.”

Megjithatë, pyetja nëse Threads është një kopje e Twitter-it duket qesharake. Si ide, sigurisht që është. Në të dy rastet, hap aplikacionin, shfleto në feed (përgjithësisht tekst, së bashku me linqe dhe foto), merr pjesë në postimet e të tjerëve dhe ndan përmbajtjen tënde. Është e njëjta ide – në përgjithësi – si disa platforma të tjera si Bluesky, Mastodon dhe Post.news.

Përsëri – problemi më i madh i Musk-ut nuk është punonjësit e mëparshëm të Twitter-it që shkojnë të punojnë për konkurrentë potencialë. Së fundi, ata nuk do të ishin “ish” punonjës,  nëse Musk nuk do të kishte pushuar 80%  të personave që punonin për Twitter-in kur ai mori kontrollin. Problemi real i Musk-ut është se ai hapi këtë derë.

Twitter-i ka ekzistuar për 17 vjet. Nuk ka qenë ndonjë sekret që Zuckerberg shpesh e ka shikuar rrjetin social më të vogël (në krahasim) dhe ka pasur inat nga ndikimi i tij politik, për lajme dhe kulturë. Për gjithë atë kohë, Facebook-u dhe pastaj Meta, nuk bënë vërtet një përpjekje serioze për t’i dalë përballë – deri tani.

Nëse nuk je i gatshëm të paguash për abonim në Twitter-in me çmim 8 dollarë në muaj, kjo shifër të ofron rreth gjysmë ore përdorimi në ditë. Kjo gjë nuk ekzisonte deri sa Musk mori kontrollin dhe filloi të bënte ndryshimet që i zemëruan shumë njerëz (dhe shumica prej tyre u larguan përfundimisht) që Meta në fund të kapte mundësinë.

Ky shans nuk ekzistonte gjatë 16 viteve të kaluara të Twitter-it. Musk duhet të shqetësohet më pak për dërgimin e letra-ndalimeve tek Mark Zuckerberg dhe të kalojë shumë më shumë kohë duke u shqetësuar për produktin që ai e posedon.

Mësimi është mjaft i thjeshtë: Nëse dëshiron të sigurohesh që askush të mos kopjojë idenë tënde dhe të vjedhë të gjithë klientët e tu, provo të ndërtosh diçka që i kënaq përdoruesit dhe nuk lë hapësirë për konkurrencë. Në vend që të kërcënojë Meta-n me akuzat e vjedhjes së sekreteve tregtare të Twitter-it, ai duhet të punojë në gjërat që vërtet kanë rëndësi.

INC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0