MPAY, zgjidhet finalist mes 336 kompanive ndërkombëtare në Elevator Lab - Business Magazine Albania

MPAY, zgjidhet finalist mes 336 kompanive ndërkombëtare në Elevator Lab


Elevator Lab, një Fintech Accelerator i organizuar nga Raiffeisen Bank International AG, njoftoi sot finalistët të cilët do të prezantohen në 20 Shtator në fazën e akselerimit të këtij programi.

Lexoni: Raiffeisen Bank lançon akseleratorin Fintech “Elevator Lab”

Gjithsej lista përfundimtare përmban 16 startupe, ndër to renditet dhe një startup shqiptar.

MPAY është përzgjedhur nga 336 kompani nga 52 vende të botës, midis tyre edhe 6 kompani nga Shqipëria.

Lexoni: Elevator LAB: 336 aplikime për programin fintech akseleratorë të RBI-së

MPAY operon një platformë të centralizuar të pagesave mobile dhe integron sistemin bankar kryesor të partnerëve të saj bankarë në mënyrë që të lejojë klientët të kryejnë pagesa mobile. MPAY u krijua për të bërë më të lehtë pagesat me anë të celularit dhe transfertat e parave, duke e vendosur në qendër bankën dhe duke lidhur numrin e telefonit celular të klientit me llogarinë e tij bankare.

MPAY filloi të operonte para katër vitesh në Shqipëri dhe ka mbledhur më shumë se 100,000 klientë dhe realizon mbi 300,000 transaksione çdo muaj. Aktualisht, MPAY funksionon në KUIK, një rrjet vendas për transfertat e menjëhershme P2P mes klientëve, bankat e të cilëve po bëhen pjesë e KUIK.

Klientët do të identifikohen përmes numrave të tyre celular dhe fondet do të kreditohen menjëherë në llogarinë bankare të përfituesit përmes një tranferimi në kohë reale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0