Mos u thoni fëmijëve “nuk kemi para”, çfarë duhet të thonë... - Business Magazine Albania

Mos u thoni fëmijëve “nuk kemi para”, çfarë duhet të thonë prindërit për t’i bërë financiarisht të zgjuar?

Shprehja “nuk kemi para” mund të duket një përgjigje e natyrshme kur fëmijët kërkojnë lodra, udhëtime apo gjëra që kalojnë buxhetin familjar, por sipas psikologut financiar Brad T. Klontz, ajo mund të dëmtojë mënyrën se si fëmijët ndërtojnë marrëdhënien e tyre me paranë.

Klontz shpjegon se kjo frazë shpesh nuk është plotësisht e vërtetë dhe krijon tek fëmijët ndjenjën e mungesës dhe pasigurisë financiare. Sipas tij, fëmijët që rriten duke dëgjuar vazhdimisht se “paratë nuk mjaftojnë”, rrezikojnë të zhvillojnë sjellje të gabuara financiare në të ardhmen, si shpenzime të tepruara apo përdorim i pakontrolluar i kredive.

Në vend të kësaj, eksperti këshillon prindërit të përdorin situatat kur fëmijët kërkojnë diçka të shtrenjtë si momente edukimi. Ai sugjeron që prindërit të shpjegojnë pse zgjedhin të mos shpenzojnë për një gjë të caktuar, duke folur hapur për prioritetet familjare, kursimet, shlyerjen e borxheve apo investimet për të ardhmen.

Sipas Klontz, një përgjigje më e shëndetshme është: “Ne mund ta bëjmë këtë, por po zgjedhim t’i shpenzojmë paratë për gjëra të tjera që janë më të rëndësishme për familjen tonë.” Kjo, sipas tij, i ndihmon fëmijët të kuptojnë se paratë nuk janë tabu, por një mjet që menaxhohet me zgjuarsi.

Psikologu thekson se fëmijët që rriten në familje ku flitet hapur për paranë kanë më shumë gjasa të bëhen të rritur të përgjegjshëm financiarisht. Diskutimi mbi kursimin, durimin dhe vendimet e menduara për shpenzimet u mëson atyre vlera që zgjasin gjithë jetën.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0