Sepse hajdutëve të ID-ve ju pëlqen shumë kur ju e bëni këtë gjë.
Dixhitalizimi i informacionit dhe popullariteti i medias sociale e vë shpesh privatësinë e konsumatorit në rrezik. Disa përdorues të rrjeteve sociale, sidomos adoleshentët, duhet të jenë të kujdesshëm për informacionet që ndajnë – që na vendodhja e deri te kartat e debitit – i cili mund të përdoret për identifikuar vjedhjet dhe mashtrimet. Rreth 92% e adoleshentëve postojnë emrin e tyre të vërtetë, 82% shkruajnë datën e lindjes dhe 71% tregojnë vendin ku jetojnë në profilet e tyre sociale, sipas Pew Research Center. Duke qënë se ndarja e shumë informacioneve është bërë një problem, konsumatorët mund t’a ndalojnëduke qënë më të kujdesshëm me ato çfarë postojnë në rrjetet sociale.
Ka ku janë 3 lloje informacionesh që nuk duhet t’i ndani asnjëherë në rrjetet sociale.
1. Detaje të patentës
Shumë përdorues tundohen dhe postojnë patentën kur e marrin herën e parë në rrjetet sociale për tu mburrur me arritjen e tyre apo për të qeshur me foton në të. Gjithesesi, një kartë ID, si patenta, përmban datën e lindjes, foton dhe shumë informacione të tjera personale identifikuese të cilat shumë hajdutë mund t’i kopjojnë.
Shmangni ndarjen e informacionit personal, duke përfshirë këtu datëlindjen dhe numrin personal të identifikimit. Aksesi në këto të dhëna lejon hajdutët e identitetit të hapin linja të reja depozitash bankare, duke kryer mashtrime dhe duke zhvatur në të njëjtën kohë llogarinë tuaj.
2. Intinerarin e pushimeve dhe vendodhjen aktuale
Ndërkohë që ju jeni të lumtur për ndarë foto nag pushimet tuaja në vende ekzotike, mos ndani informacione për nisjen tuaj fillimisht në rrjetet sociale, si për shembull sa gjatë do të rrini dhe ku po shkoni.
Ndërkohë hajdutët potencialë do ta dinë që ju nuk do të ndodheni në shtëpi për atë periudhë kohore, dhe ata do të përfitojnë nga mungesa juaj dhe do të zbrazin shtëpinë tuaj. Nëse vendosni dhe tag apo location në postimet tuaj hajdutët do ta kenë më të lehtë për të gjetur shtëpinë tuaj.
3. Informacionin e llogarisë bankare
Duke postuar çfarëdolloj informacioni financiar në hapësirën publike mund të bini pre e mashtrimi. Edhe pse disa njerëz mund të postojnë në rrjetet sociale çekun e rrogës së parë nga lumturia e madhe, ata nuk duhet ta bëjnë këtë gabim pasi kjo përmbajtje përfshinë të gjithë informacionin e llogarisë bankare. Në vitin 2014, autoriteti për zbatimin e ligjit ka akuzuar shumë hajdutë të cilët kërkonin për informacionet financiare të viktimave në postimet e tyre të dokumentave në Instagram, raporton CNNMoney.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.