Në një ditë rëndësishme si 8 Dhjetori, dita e lirisë dhe rinisë, Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste ka ndarë një mesazh për të rintë shqiptarë, duke i ftuar ata të mos e praktisin vendin dhe të luftojnë fort për të.
Lexoni më poshtë mesazhin e plotë të tij:
Mos braktisni Shqipërinë! Rrëzoni neodiktaturat!! Ky është apeli im publik për të rinjtë në ditën insiruese të tyre.
Edhe pas 30 vitesh dita e rinisë na tregon dështimet tona.
Tre janë dështimet më të mëdha të tranzicionit:
- Mungesa e democracisë funksionale,
- Mungesa e shtetit ligjor dhe
- Mungesa e alternativave për të rinjtë që i detyron të braktisin vendin.
Keq-qeverisja e Rilindasve po e bën Shqipërinë një vend me më pak të rinj.
Shqipëria është sot një vend ku të rinjtë gjejnë më pak shpresa dhe më shumë keq-qeverisje, varfëri dhe alternativa mbijetese apo suksesi.
Lexo: Richard Branson përcjell mesazhe shprese dhe inkurajimi për GEW 2020
Shqiptarët kanë më pak shpresë, më pak fëmijë të lindur dhe më pak të rinj.
Thirrja nga zemra: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” duhet të buçasë më fort, duhet të krijojë shpresë reale për të rinjtë dhe duhet t’i kujtojë fundin e hidhur politik çdo lideri arrogant dhe të babëzitur.
Kombi shqiptar duhet ta mbështesë zhvillimin e tij tek aspiratat progresiste të të rinjve shqiptarë.