MoneyCoach, aplikacioni i të riut shqiptar që listohet në krye të Apps nga Apple  - Business Magazine Albania

MoneyCoach, aplikacioni i të riut shqiptar që listohet në krye të Apps nga Apple 


MoneyCoach, aplikacioni i të riut shqiptar Perjan Duro, është pjesë e të gjithë iPhone-ëve të rinj dhe dyqaneve Apple në Gjermani.

Të rinjve, të cilët u vlerësohen aplikacionet dhe po komercializohen janë shumë. Por na lini t’iu shpjegojmë. Në App Store janë rreth 2 milionë aplikacone. E veçanta e MoneyCoach në këtë rast është se Apple e ka zgjedhur si një nga aplikacionet më të mirë të financave personale dhe e ka pozicionuar si aplikacion premierë për t’u prezantuar në iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR. Ndaj nëse shkoni në një nga dyqanet Apple në Gjermani apo disa vende të tjera për të parë linjën e re të iPhone-ve, MoneyCash do të jetë aty, i instaluar dhe gati që ju ta testoni.

Perjan Duro thotë se, “Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për ne. Kemi krijuar një mjet, një medium, që i ka ndihmuar përdoruesit të mësojnë më shumë për paratë e tyre, zakonet e të shpenzuarit dhe ka ndihmuar që ata të kursejnë më shumë para se zakonisht”.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 28 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

Ai tregon se, përfshirja dhe favorizimi nga Apple në dyqanet e tyre të shitjes nuk do të thotë që gjithçka mbaron këtu. Kjo është vetëm një nga arritjet. Perjani dhe stafi, miqtë e tij ndihen më të motivuar të shkojnë përtej asaj që kanë bërë, të nxisin më shumë përditësime që përmbajnë opsione lehtësuese.

Lexo: Apple zbulon aplikacionet më të mira për vitin 2018

Pas Vendimit të Apple për ta vlerësuar këtë aplikacion, Businessmag zhvilloi një intervistë me themeluesin e MoneyCoach, Perjan Duro.

MoneyCoach është një sipërmarrje e juaja. Si lindi kjo ide dhe si u zhvillua?

MoneyCoach ka lindur si ide para 5 vitesh, pikërisht në periudhën kur u largova nga Shqipëria.

Gjithmonë e më shumë po e ndieja nevojën e një aplikacioni që do të më ndihmonte për të pasur të gjitha financat e mia nën kontroll.

Para se të nisja zhvillimin e aplikacionit, kërkova në App Store për një app të tillë, i cili do të plotësonte të gjitha kërkesat dhe kushtet që kisha.

Pas shumë provash me mbi 50 aplikacione të ndryshme, ishte e pamundur të gjeja aplikacionin që doja.

Në këtë mënyrë vendosa ta konceptoj, dizenjoj dhe programoj vetë aplikacionin që doja për të zgjidhur problemet e mia.

Pas disa muajsh intensive, lëshova versionin e parë të MoneyCoach në App Store. Reagimet pozitive ishin të menjëhershme.

Duke qenë se APP-i mund të shkarkohet falas në App Store, reagimet pozitive dhe shkarkimet e shumta ishin shtysa kryesore për ta mirëmbajtur.

Lexo: https://businessmag.al/apple-zbulon-aplikacionet-me-te-mira-per-vitin-2018/

Përse Apple mendon se ju ka vlerësuar mes shumë se Apps të tjerë?

Është e vërtetë që “MoneyCoach” si kompani po ecën mirë jo vetëm në Gjermani, por dhe në tregje të tjera si Italia, Shtetet e Bashkuara dhe në Kinë.

Midis të tjerash, ia vlen të përmendet që Apple ka instaluar se fundi MoneyCoach në të gjithë iPhone në çdo Apple Store në Gjermani, si një nga aplikacionet më të mira të platformës iOS. Nëse jeni në Gjermani dhe vizitoni një dyqan Apple, do ta gjeni MoneyCoach aty.

Është një privilegj i madh të përzgjidhesh mes më shumë se 2.100.000 aplikacionesh, duke konsideruar që “MoneyCoach” po zhvillohet nga një ekip i vogël shumë i talentuar. Është një kënaqësi të punosh me ta.

Appi është i disponueshëm në të gjithë botën dhe i përkthyer në më shumë se 11 gjuhë, padiskutim dhe në shqip. Çdokush me një pajisje iOS mund ta shkarkojë appin dhe ta përdorë për të menaxhuar financat personale.

Ka disa motive përse appi është vlerësuar nga Apple disa herë, duke qenë në faqen e parë të App Store në të gjithë botën:

1 – konsistenca dhe numri i përditësimeve që i bëhen aplikacionit në mënyrë të vazhdueshme.

Pothuajse çdo 10 ditë ka një version të përditësuar, me funksione të reja, rregullime problemesh apo bugs, ndryshime në dizajn, etj.

2 – Cilësia e App-it. Teknologjitë e reja dhe inovacionet që përdoren për të shfrytëzuar platformën iOS në maksimum.

Për shembull, duke integruar NLP (Natural Language Processing) në App, përdoruesi është në gjendje të shtojë një transaksion thjeshtë duke shkruajtur në një ndërfaqe chati disa detaje të thjeshta, si vlera, monedha dhe kategoria. Me pas, Appi është i aftë të dallojë kategorinë, monedhën, vlerën dhe të krijojë transaksionin përkatës. Është njësoj sikur të komunikosh me një shok dhe t’i thuash që ke prishur 5.000 Lekë për cocktails këtë fundjavë. Në ndryshim nga shoku, MoneyCoach e mban mend historinë tënde dhe të sugjeron mundësi për përmirësim të financave të tua.

Lexo: Aplikacion për policën e sigurimit nga Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group

3- Çfarë është MoneyCoach. A mund të përdoret edhe në tregje të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë?

MoneyCoach është një aplikacion që të ndihmon të menaxhosh financat personale në një mënyrë shumë të thjeshtë dhe intuitive.

MoneyCoach mund të përdoret në çdo treg, përfshirë Shqipërinë. Appi suporton më shumë se 162 lloj monedhash, me kurse këmbimi që përditësohen çdo 10 sekonda.

Pra, çdo person në Shqipëri mund ta përdorë. Një nga avantazhet kryesore të “MoneyCoach” është që mund të regjistrosh llogari të ndryshme në monedha të ndryshme, psh. Euro, Dollarë, Paund britanik, Lek, etj. dhe në fund mund të shikosh pasurinë tënde, të konvertuar në kohë reale në monedhën tënde kryesore. Në këtë mënyrë është shumë herë më e qartë sesa të thuash që ke X Euro, Y Lek, Z Dollarë.

Një karakteristikë tjetër e fortë e MoneyCoach është fakti që të lejon të menaxhosh edhe paratë që ke në shtëpi, në xhep, poshte dyshekut, që ke dhënë borxh, etj etj.

Thjesht krijo një “llogari virtuale” dhe shëno të gjitha të ardhurat apo shpenzimet në to.

MoneyCoach ka përdorues nga e gjithë bota, pasi suporton çdo lloj format date apo kalendarë të ndryshëm.
Kemi edhe përdorues nga Tajlanda, ku viti aktual është viti 2561 sipas kalendarit Budist. Nëse “MoneyCoach” nuk do ta suportonte këtë gjë, do t’ju tregonte vitin 2018, që për tailandezët ka qenë 531 vite para :). Kjo dhe shumë veçori të tjera e bëjnë “MoneyCoach” të përdorshëm në të gjithë botën.

4-Cilat janë projektet tuaja në të ardhmen?

Aktualisht po punojmë për funksionet e reja të MoneyCoach si dhe për të sjellë “MoneyCoach” në Android.

Një projekt tjetër që jemi duke përfunduar është një app që ndihmon çiftet për të menaxhuar financat e tyre së bashku.

Qëllimi kryesor është të nxisim komunikimin në çift për një temë, e cila nga shumë konsiderohet si tabu, jo vetëm në Shqipëri.

Misioni ynë me produktin e ri, është të ndihmojmë çiftet dhe familjet e reja të realizojnë ëndrrat dhe planet e mëdha në jetë, duke qenë më të ndërgjegjshëm me të ardhurat e tyre dhe mënyrën sesi i menaxhojnë.

https://www.youtube.com/watch?v=70BIRDqU22I

/Artikulli u publikua më parë në faqen 28 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0