Modeli argjentinas:Taksë ndaj të pasurve, për të ndihmuar familjet e goditura nga Covid

Dhoma e ulët në Kongresin e Argjentinës nisi diskutimet rreth një projekt-ligji që synon të mbledhë 3.75 miliardë dollarë përmes një takse mbi pasuritë e mëdha për të financuar programe që do të ndihmojnë familjet e goditura nga pandemia e COVID-19.

Projektligji i mbështetur nga qeveria mund të miratohet shumë shpejt nëse debati nuk vazhdon për një kohë të gjatë. Senati pritet të marrë në shqyrtim legjislacionin e ri para fundit të muajit pasi të kalojë nga Dhoma e Ulët.

Sipas këtij ligji, personat me më shumë se 2.5 milionë dollarë të ardhura, që janë rreth 12,000 individë, do iu vendoset një taksë e sheshtë 2%. Taksa do të rritet në mënyrë progresive me rritjen e kapitalit. Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 35,700 persona në Argjentinë kanë vdekur nga COVID-19 që nga nisja e pandemisë.

REUTERS

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale