Mjeshtria e shitjes (7): Ndërtimi i një dyqani shitjesh online - Business Magazine Albania

Mjeshtria e shitjes (7): Ndërtimi i një dyqani shitjesh online


Trendi i shitjeve online po zvillohet me një dinamike të jashtëzakonshme dhe çdo ditë e më shumë po bëhet atraktiv edhe për vendin tonë. Të gjithë flasin për eksperiencën në blerjen online të produkteve të ndryshme. Me fjalë të tjera, është bërë pjesë e stilit të jetës.

Për të dëshmuar këtë, kam përzgjedhur disa statistika të blerjeve online në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke marrë parasysh që trendet zhvëllimorë në këtë vend reflektohen dhe ndikojnë në të gjithë globin:

  • 51% e amerikanëve preferojnë blerjet online;
  • 67% prej tyre janë të moshës mesatare 35-55 vjeç;
  • 56% e njerëzve që i takojnë moshës mesatare preferojnë më tepër të blejnë online sesa në mënyrë fizike;
  • Mosha mesatare (30-55 vjeç) i kalon gjashtë orë në javë duke blerë online. Ata që janë mbi moshën 60 vjeçare kalojnë katër orë në javë duke blerë online. Ndërsa, mosha e re kalon 2.5 orë në javë duke blerë online;
  • Prindërit harxhojnë në blerje online më tepër në krahasim me ata që nuk janë prindër;
  • Gati gjysma e blerësve online (49 për qind) janë deklaruar që nuk mund të jetonin pa blerje të këtij lloji;

online-shop-sales

Për ndërtimin e një dyqani online, puna kurrë nuk ka qenë më e lehtë se tani. Kjo është mënyra dhe rruga në të cilën duhet kaluar për të ndërtuar një dyqan të tillë:

  • Vendosni se ç’ka do të shisni;
  • Përzgjidhni shopping-kartën;
  • Përzgjidhni serverin në cloud;
  • Përzgjidhni një platformë;
  • Blini një “Theme” me dizajn për industrinë në të cilën do të punoni dhe me pak adaptime do ta personalizoni të duket unike;
  • Filloni të ndërtoni dyqanin e juaj – fusni produktet;
  • Krijoni lidhjen e pagesave online me ndonjërën prej bankave prezente;
  • Bëni marrëveshje me postën e shpejtë për dërgesën e mallit;
  • Reklamoni dyqanin tuaj – fokusohuni në mediat online dhe në rrjetet sociale;
  • Mirëmbajeni web-faqen tuaj;

Edhe pse është lehtë të ndërtohet një dyqani shitjeve online, mbajtja dhe ngritja e një biznesi online është punë e vështirë – madje edhe për ekspertët me të njohur të e –commerce-it.

Shitësit online janë duke u munduar të kapitalizojnë kanalet e tyre të shitjes. Sekreti i suksesit nuk është vetëm të vendosen produktet, por të pritet se si po zhvillohet shitja. Dyqanet më të suksesshme i japin rëndësi angazhimeve të tyre në strategji, për të targetuar blerësit – si online ashtu edhe offline.

Numri i konsumatorëve do të rritet bashkë me kërkesat e tyre. Jo vetëm se çka duan të blejnë është e rëndësishme, por edhe eksperienca e tyre gjatë blerjes dhe kënaqësia gjatë kërkimit të produkteve. Po ashtu, janë të rëndësishme pritjet rreth shërbimit në raport me klientin, i cili duhet të jepet gjatë gjithë kohës – para, përgjatë dhe pas porosisë.

Nëse duam të ndërtojmë një brand online, në botën e e-commerce, duhet t’i përcjellim trendet globalë dhe të konsiderojmë implementimin dhe përshtatjen e tyre në tregun lokal, në mënyrën më të mirë e më të shpejtë të mundshme.

Duhet pasur kujdes në përmbajtjen që e mban konsumatorin të angazhuar dhe të lidhur për shitjet online. Nuk mjafton të kemi një pamje vizuale interesante të web-faqes dhe me produkte interesante. Në tregun e sotëm duhet bërë që brandet të dallohen nëpërmjet përmbajtjes së tyre.

Dyqani online duhet të prezantojë një përmbajtje të re dhe unike – imponuese – për të tërhequr vëmendjen e konsumatorit. Kjo ndihmon në angazhim të klientit në dyqanin online dhe ndërton një lidhje emocionale me brandin – në periudha afatgjata.

Targetimi efektiv i audiencës, e cila është e gatshme për të blerë – sido që të jetë – kërkon të dhëna dhe statistika nga konsumatorët tuaj. Firmat e vogla dhe ato mesatare, kanë hapësirë të vogël dhe resurset i kanë më të vogla. Për të zhvilluar hulumtime të nivelit të lartë dhe për të marrë informata të gjithë industrisë se kush blen, ç’ka, ku, pastaj moshën, gjininë, interesat, kur blen etj. këto janë hulumtime të kushtueshme e që marrin kohë.

Duhet bërë analiza të të dhënave, të llojit pse ato konvertohen në shitje dhe cilat kanale të planit duhet t’i shfrytëzojmë për të optimizuar ROI-në (kthimin ne investim).

Blerjet nga pajisjet mobile i kanë tejkaluar blerjet nga ato të quajtura “Desktop”, kështu që duhet t’i jepet rëndësi e veçantë zhvillimit të platformës së dedikuar për konsumatorët që vijnë nga telefonat e zgjuar. Më herët është bërë adaptimi i versionit desktop për versionin mobile, e tani duhet të dedikohet posaçërisht version mobile që eksperienca e blerjes të jetë e lehtë, e thjeshtë, atraktive, e që ta ruajë angazhimin e konsumatorit. Sepse, 90% të kohës – sipas statistikave – njerëzit kalojnë në pajisje mobile me mesataren e shfletimit deri në 150 here në ditë të faqeve të ndryshme në internet. Me këtë angazhim në pajisjet e zgjuara mund ta imagjinoni se çka është e mundur të bëni në e-commerce duke targetuar shfrytëzuesit e pajisjeve mobile.

Kur është fjala te marketingu, ai duhet fokusuar më tepër në kanalet online, në portalet online dhe në rrjetet sociale – për shkak të mundësisë së targetimit të konsumatorëve sipas gjinisë, moshës, interesave, shprehive etj.

Herët a vonë është e pashmangshme që shumica e dyqaneve do të jenë të pranishme me produktet dhe shërbimet e tyre online, duke hapur dyqanet e tyre apo duke ju bashkangjitur ndonjë platformë të madhe me inkuadrime të dyqanit të tyre brenda saj.

/Shkruar nga Denis Gafuri për Telegraf

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0