Mjeku në telefon. Aplikacioni nga TeleDoc

Mjeku në telefon. Aplikacioni nga TeleDoc


TeleDoc Albania prezantoi një aplikacion që mundëson akses në çdo kohë tek mjekët e specializuar në mjekësi të përgjithshme, pediatri dhe mjekësinë e familjes.

Mjekë të huaj dhe shqiptarë bashkë me Presidentin e Teledoc Global z. Christian Brandstetter, TeleDoc Albania prezantoi në hotel Plazza aplikacionin që sjell në telefonin tuaj, mjekë të specializuar dhe me një eksperiencë pune 15 vjeçare. Me praninë edhe të Dr. Laureta Malushit, mjeke pediatre, pedagoge në Universitetin e Mjekësisë dhe pjesë e ekipit të specializuar të mjekëve të TeleDoc Albania, të pranishmit patën mundësi të marrin informacione rreth këtij aplikacioni e shërbimeve të mundshme.
TeleDoc Albania njoftoi gjithashtu edhe hapjen e klinikës së parë, si dhe laboratorit brenda muajit qershor.

Lexo: Vjen në Shqipëri Hikvision Open Day – Albania 2019

E ndërsa ndodhin zhvillime të tilla teknologjike, mjekësia shqiptare po vuan largimin e mjekëve profesionstë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0