Misioni i radhës i Agron Shehaj

Misioni i radhës i Agron Shehaj


Agron Shehaj është një prej sipërmarrësve novator më të suksesshëm në Shqipëri dhe më gjerë. Ai është themelues i disa prej kompanive të suksesshme brenda dhe jashtë vendit me fokus ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të marketingut online për tregjet europiane.

Ndryshe njihet si “mbreti” i Call Center, por figura e tij u bë akoma dhe më popullore për njerëzit në zgjedhjet e këtij viti ku kandidoi në qytetin e Vlorës.

Themeluesi i Localweb, ka qenë i ftuar në GOOGLE PARTNER SUMMIT ku përmes një statusi në Facebook ka bërë me dije misionin e tij të rradhës:

“Krenari e veçantë kur më kërkuan të prezantoja para partnerëve nga gjithë bota (Kina, Rusia, Tajlanda, Amerika, Kanada, etj) të Google, punën dhe zgjidhjet inovatore që kemi bërë nga Tirana. Përveçse kuptova vizionin e gjigandit dixhital Google për vitet e ardhshme, konfirmova bindjen time që të rinjve shqiptarë nuk u mungon asgjë për të konkurruar në tregun botëror të ICT.

Për këtë arsye, me mbështetjen e Google, do krijojmë “Tirana Digital Accademy”. Misioni i akademisë është të trajnojë dhe përgatisë falas të paktën 10.000 të rinj shqiptarë ne fushën e teknologjisë. Në këtë mënyrë ata do kenë mundësinë të punësohen dhe të zhvillojnë karrierën e tyre në kompani shqiptare dhe ndërkombëtare…”

“Unë jam i terrorizuar nga dështimi dhe është pikërisht frika ndaj dështimit ajo që më jep energji për në vazhdimësi,” ka thënë Shehaj për Startup Grind Tirana, prandaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse të numërojmë sukseset e tij.

Lexoni: Post Startup Grind, Agron Shehaj: “Duhet të përqëndrohesh më shumë tek njerëzit dhe jo tek idea.”

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0