Mirësevini në vendin tim. . . Tiranë, Shqipëri

Mirësevini në vendin tim. . . Tiranë, Shqipëri


Elizabeth Gowing ka jetuar në Tiranë për më shumë se 5 vjet. Ajo u zhvendos për shkak të punës së bashkëshortit të saj dhe sot drejton një grup networking të përmuajshëm për mjedisin, dhe mbështet vullnetarët në programet e leximit me komunitetin Romë. Duke njohur dhe gjuhën, ajo ka punuar dhe si përkthyese.

Ku është vendi i parë që i sjell gjithmonë njerëzit kur ata vizitojnë Tiranën?

Një nga imazhet e krijuara për Shqipërinë është ai i 70,000 bunkerëve të ndërtuar gjatë regjimit komunist si pjesë e një mbrojtjeje paranoike e diktaturës kundër invazionit të jashtëm. Bunkerët janë dizenjuar për t’i mbijetuar një granate direkte, prandaj është e vështirë që sot të shkatërrohen duke mbetur kështu stoik në çdo sipërfaqe ku janë ndërtuar. Trashëgimia psikologjike dhe politike e regjimit komunist është ende evidente në Shqipëri kështu që, kur njerëzit vijnë për vizitë, nëse ata nuk i kanë hasur bunkerët në kodrat përreth gjatë udhëtimit të tyre për në qytet, ne shkojmë në “Këndin e Diktaturës” në bulevardin kryesor, ku një bunker është ruajtur dhe ti mund të futesh brenda. Ndoshta jo një nisje shumë mahnitëse për një itinerar, por është mirë të vlerësojmë se sa larg ka arritur Shqipëria që nga fundi i diktaturës në vitin 1991.

Ku rekomandoni një vakt të mirë që jep një shije të Tiranës?

I pozicionuar në liqenin fotozhenik të Tiranës, Mullixhiu është një restorant krijues, i shijshëm dhe me stil që ofron pjata tradicionale. Duke shijuar kungullin e tyre, hurmën dhe sallatën me domate, për shembull, të ndihmon të rimendosh paragjykimet e Shqipërisë. Ky është një vend, identiteti dhe kuzhina e të cilit, shtrihen diku midis Mesdheut dhe ish Perandorisë Osmane.

Ku është vendi më i mirë për të kuptuar më shumë për Tiranën dhe historinë e saj?

 

Kafe muzeumi “i vetë stiluar”, Komiteti është i mbushur me artifakte për të cilat stafi i përgatitur do t’ju rrëfejë më shumë ndërkohë që ju konsumoni diçka nga lista e tyre e gjatë e rakive me shije dhe bimë të ndryshme.

 

Tekstilet e bukura, mobiljet tradicionale të gdhendura ose modelet e radiove dhe televiziorëve të prodhuar gjatë regjimit komunist kur Shqipëria duhej të ishte e vetë-mjaftueshme, e bëjnë një vend të mrekullueshëm për të mësuar dhe për të pirë.

Tre gjërat më të mira për të bërë aty, që nuk kushtojnë shumë, janë…

Ish kryetari i bashkisë së Tiranës, sot kryeministër, promovoi aftësitë e tij si një artist në ndërtesat e Tiranës me ngjyrat dhe format laramane dhe këtë stil e ka ruajtur dhe kryetari i ri, i cili ka krijuar një lojë qyteti të I-Spy në kutitë e instalimeve elektrike.

 

Arti i komunizmit ishte për njerëzit dhe arti i socializmit realist është kudo. Mjafton të shihni mozaikun e madh në sheshin qendror të Tiranës, relievet e bastit në ndërtesat qeveritare dhe statujën masive të Nënës Shqipëri me mollëza të dala dhe bicepse që mund të vrasin një ari.

 

Vizitoni pikturat elegante të Xhamisë Et’hem Bej në qendër të Tiranës. Shqipëria është deklaruar shteti i parë në botë ateist në vitin 1967, por që prej rënies së regjimit ka një bashkëekzistencë midis muslimanëve, bektashinjëve dhe ortodoksëve e kristianëve katolikë.

Çfarë duhet të marrin ne valixhen e tyre vizitorët pas një vizite në Tiranë?

40 minuta larg nga Tirana ndodhet qyteti i Krujës, i vendosur në një rrëpirë dramatike dhe shtëpia e tregut më të madh me punime artizanale e antike. Qilime me dorë, kostume të guximshme dhe nganjëherë të shkëlqyeshme tradicionale dhe vegla druri të gdhendura, mund të blihen shumë në mënyrë të volitshme dhe gjithashtu ruajnë shumë kujtime të periudhës komuniste. Nëse nuk mund të arrini në Krujë, shikoni tregun e rinovuar në Tiranë për “çaj mali” të shkëlqyer.

/IrishTimes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0