Mirë se vini në "Epokën e Inovacioneve" - Business Magazine Albania

Mirë se vini në “Epokën e Inovacioneve”


Kapërcimi nga Epoka e Informacionit në Epokën e Inovacioneve

Duke parë mbrapa: Informacioni është mbreti, informacioni është i pranishëm dhe i aksesueshëm gjerësisht në të gjithë globin. E gjithë kjo praktikisht ka ndodhur. Fuqia e informacionit ndryshoi rendin botëror. Nuk ishte më fuqia e prodhimit që i bëri vendet në zhvillim në vendet e zhvilluara, por shoqëritë e mirë-informuara, që ishin në gjendje të kuptonin trendet globale, nevojat globale dhe mënyrën për të ofruar të mira globalisht. Epoka e informacionit ishte mundësia më e madhe e globalizimit. Epoka e informacionit ishte piloti që lejoi vende si Qipro, Çekia, Estonia, Irlanda, Zelanda e Re, Sllovenia dhe Korea e Jugut të bëhen vende shumë të zhvilluara në më pak se dy dekada. Por gjithçka do të ndryshojë në Epokën e re të Inovacioneve.

Lexoni: Pse Silicon Valley po bëhet i mërzitshëm?

Drejt epokës së inovacioneve. Që prej tre vitesh ne shohim një forcë të re lëvizëse që ndikon në ndryshimin e botës më shumë se kurrë më parë: Inovacionet. Progresin e njeriut në shkencat hibride midis teknologjisë dhe aftësive njerëzore: Inteligjencën artificiale, apo progresin e madh në materialet inteligjente, materialet biologjike, teknologjinë energjetike, satelitët super të vegjël dhe lehtësisht të aksesueshëm, zbulimin e hapësirës private të biznesit, ushqimin me impakt mjedisor, realitetin e shtuar – të gjitha po ecin përpara dhe më e rëndësishmja në të njëjtën kohë. Prandaj inovacioneve është në numrin shumës.

Vetëm në vitin 2018 pamë shpikje përtej teknologjisë së informacionit. Kemi dëgjuar për krijimin e dhomës qendrore që është ndërtuar tërësisht nga biomateriale, guri i betonit që është krijuar nga ajri – në fakt CO2 – karbon i modifikuar, përparimet në deep-learning duke lejuar që IA të funksionojë, të gjejë ose të ndërtojë shumë më shpejt se çdo njeri, duke krijuar baktere që mund të thyejnë polimere dhe qindra inovacione të tjera – në të njëjtin vit. Këtë vit, ne do të shohim zhvillim shumë të ngjashëm, por në një spektër edhe më të gjerë, me një shtytje edhe më të madh përpara. Inovacioni është duke u kthyer nga “Big bangs” në shekujt e fundit në “rrebeshe stuhish” të vazhdueshme.

Ndikimi global i inovacionit është shumëdimensional

  • Zgjidhjet e reja me kërkesa të reja edukimi do të krijojnë vende të reja pune në një sërë industrish ekzistuese dhe madje edhe në industri të reja.
  • Zbulimet e reja do të kërkojnë disponueshmërinë e infrastrukturës përkatëse dhe mbështetjen ligjore
  • ‘Qeverisja Agile’ mund të bëhet një term nënshkrues për vendet lidere në epokën e inovacioneve.
  • Rendi botëror do të zhvendoset përsëri. Fuqitë si SHBA, Japonia, Britania e Madhe të epokës së informacionit mund të kenë nevojë t’u hapin rrugë kombeve të reja me një shoqëri që përshtatet lehtësisht dhe më të shpejtë.

Nuk ka më lidhje me lindjen apo perëndimin, madje as vendet e zhvilluara, vendet në zhvillim apo ato më pak të zhvilluara.

Lexoni: Indeksi Inovacionit. Shqipëria përmirësohet në renditje, por mbetet mes 3 të fundit në Europë

Epoka e Inovacioneve ka të bëjë me gatishmërinë. Ne do të duhet të kujdesemi për ‘kombet që përshtaten, ‘vendet që ndjekin ritmin’ dhe ‘vendet konservative’. Nëse duhej ta bënim këtë kategorizim sot, rendi i ri botëror do të dukej shumë i ndryshëm:

Vendet që përshtaten lehtësisht

Korea e Jugut, Vietnami, Singapori, Gjermania, Franca, Spanja, Zvicra, Hollanda, Austria, Australia, Kili, Meksika, Rusia, Brazili.

Vendet që ndjekin ritmin

Argjentina, Kanadaja, Kolumbia, Nepali, Nigeria, Peruja, Afrika e Jugut,

Vendet konservative

Pothuajse të gjitha vendet e tjera.

Përzierja e vendeve të zhvilluara dhe ato në zhvillim nuk mund të jetë më e madhe se kaq. Megjithatë, grupimi është mjaft i parakohshëm. Por deri në vitin 2020 do të duket një ndikim i qartë i evolucionit në Epokën e Inovacioneve.

Ne nuk jemi vetëm. Termi Epoka e Inovacioneve u krijua para nesh. Në 2017, McKinsey botoi një artikull “Epoka e inovacionit”. Huffington Post ka deklaruar në 2011, Fillon Ora e Inovacionit. Gjithashtu Universiteti i Tampere, Finlandë po punon në “Epokën e inovacionit”. Dhe siç e përshkruajmë këtu, edukimi është një nga çelësat në Epokën e re të Inovacioneve, libri “Epoka e të Mësuarit të Inovacioneve” mund të jetë interesant për t’u lexuar.

Duke përmbledhur Epokën e Inovacioneve, karakteristikat dhe ndryshimet në periudhën e kaluar:
Ndryshe nga çdo periudhë tjetër më përpara, duke përfshirë Epokën e Gurit, Epokën e Bronzit, Epokën e Hekurit, Epokën e Errësirës, periudha teknologjike e Historisë Bashkëkohore me Epokën Reaktive, Epokën Atomike, Revolucionin Dixhital, Epokën Hapësinore, Epokën e Informacionit të sotëm, çon në një periudhë kohe të zhvillimit stimulues, kundrejt zhvillimit linear.

Lexoni: MoneyCoach, aplikacioni i të riut shqiptar që listohet në krye të Apps nga Apple 

Ndikimi i Inteligjencës Artificiale është një shembull i shkëlqyer i kësaj situate. Zhvillimi linear do të marrë mijëra vjet për të përparuar. Vetëm zhvillimi stimulues në neuroshkencë, shkenca kompjuterike, shkenca shoqërore, robotikë, IoT i jep makinave autonome të ardhshme një rëndësi që nuk mund të evoluojë në mënyrë lineare. Në mënyrë të ngjashme, përparimi i ardhshëm i materialeve të zgjuara ose bio mund të evoluojë vetëm për shkak të natyrës së zhvillimit paralel. Dhe gjithçka që po ndodh paralelisht me njëra-tjetrën. Për herë të parë në historinë e njerëzimit, zhvillimi paralel do të na shtyjë nga një monokulturë teknologjike në një kulturë masive paralele të zhvillimit. Inovacionet tani janë të kufizuara në numrin e talenteve që mund të krijojmë përmes sistemeve gjithnjë e më të avancuara të edukimit – madje edhe duke marrë në konsideratë zhvillimin e shpejtë të makinave autonome. Interesante është se: Edukimi njerëzor do të përcaktojë një aspekt madhor të kësaj epoke të re.

burimi: wiforum 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0