Miratohen projektet e reja të parqeve fotovoltaike dhe privatizimet e vendburimeve të gazit - Business Magazine Albania

Miratohen projektet e reja të parqeve fotovoltaike dhe privatizimet e vendburimeve të gazit

impiani fotovoltaik

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit dy parqe fotovoltaike që do të ndërtohen në zonën e Korçës me një kapacitet të instaluar prej 20MW. Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku shpjegoi se këto dy projekte private do të ndërtohen pa mbështetje buxhetore nga shteti.

“Kemi miratuar sot dy parqe fotovoltaike, të cilat do të ndërtohen në qarkun e Korcës, secili nga 20 MË, pa mbështeti financiare nga shteti shqiptar, pra një investim totalisht privat. Është një investim nga entitete vendase, por përkon me një situatë shumë të vështirë sa i përket energjisë elektrike. Shteti shqiptar përfiton nga kjo pasi 2% e energjisë së prodhuar gjatë vitit i jepet shtetit në formë produkti ose në formë pagese, pra në formë të rentës.  ”

Ndërkohë, me vendimin e Këshillit të ministrave tashmë disbalancat që shkaktohen nga prodhuesit me përparësi në sistemin e energjisë do të paguhen nga vetë ata dhe jo më nga operatorët publikë, që kanë mbajtur kostot deri më tani.

Lexo edhe: Triporti jepet me koncesion, investimi parashikohet në 44.9 mln euro

“Të gjithë entitetet që prodhojnë energji, pra janë të përcaktuar si prodhues me përparësi të energjisë elektrike do të paguajnë këto disbalanca, që padyshim është një çmim simbolik për sa i përket megavat/orë, por që shëndosh sistemin elektroenergjetik edhe financat e kompanive shtetërore që operojnë në këtë sistem” Belinda Balluku

Një tjetër projektvendim i miratuar  lidhet me një marrëveshje hidrokarbure për vendburimet e gazit natyror në Frakull dhe Polçevë, për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në këto zona.

“Të dyja vendburimet e gazit kanë qenë në pronësi të Albppetrol po i kalojnë entiteteve private për rijetëzim. Vetëm në fazën e eksplorimit janë parashikuar investime prej 500 mijë USD për secilin vendburim, një investim i rëndësishëm në kushtet e krizës.” Belinda Balluku

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0