Në një video të publikuar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bëhet me dije se aplikacioni coronavirus.shendetesia.gov.al përmes aplikacionit e-Albania do t’ju vijë në ndihmë qytetarëve nëpërmjet udhëzimeve, që duhet të ndjekin nëse dyshojnë se janë të prekur me Covid-19.
Në video jepen informacione të vlefshme, që mund të aksesohen duke vizituar faqen online te dedikuar për koronavirusin, për të verifikuar simptomat dhe për të komunikuar online me mjekun e familjes nga kudo ku ndodheni.
Ju do të udhëzoheni pasi të keni plotësuar online një formular të thjeshtë mbi gjendjen tuaj shëndetësore. Nëse keni simptoma të Covid-19 duhet t’i drejtoheni mjekut të familjes, të telefononi për këshillim në linjën e gjelbër 0800 4040 ose në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/286644425958064/?t=1
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.