Ministri Haxhinasto intervistë për revistën e njohur gjermane “Der Spiegel” - Business Magazine Albania

Ministri Haxhinasto intervistë për revistën e njohur gjermane “Der Spiegel”


Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, në një intervistë për revistën prestigjozë gjermane “Der Spiegel”, ka folur për mundësitë e shumta që ofron sektori i infrastrukturës dhe transportit për investitorët e huaj. 

Ndër pritoritetet e këtij mandati qeverisës, ministri renditi ndërtimin e rrugëve dhe aeroporteve të rinj, si dhe modernizimin e transportit hekurudhor dhe detar. “Më mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtare në sektorin privat dhe shtetëror Shqipëria ka marrë përsipër të zhvillojë një program të qartë për infrastrukturën rrugore.

Në këtë kuadër, jo vetëm do të ndërtohen rrugë të reja por do të modernizohen linjat hekurudhore dhe shërbimet portuale, gjithashtu synojmë të ndërtojmë edhe aeroporte të rinj. Infrastruktura shqiptare, ka potencial të madh zhvillimi, ne jemi në vend në ndërtim që do të thotë që ofrojmë mundësi të shumta të bashkëpunimit për investitorët e huaj, që kanë mundësi për financim me kapitalin e tyre ose me mundësi financimi nga institucione të tjera, si dhe për partner që kërkojnë edhe forma të tjera bashkëpunimi”.

Ndërsa drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika, tha se përmirësimi i infrastrukturës rrugore është ndër prioritetet e ministrisë. “Shqipëria ka investuar shumë për të përmirësuar rrjetin rrugor, dhe do të vazhdojë të bëjë në të ardhmen. Kjo do të çojë në zhvillim ekonomik të zonave, përmirësimin e cilësisë së jetës si dhe shtimin e turizmin”, tha kreu i ARRSH.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0