Mimoza Vojka Emanuels, sipërmarrësja që rriti vertikalisht prodhimin në kulmin e pandemisë, për kompaninë e saj dhe 7 kompani të tjera - Business Magazine Albania

Mimoza Vojka Emanuels, sipërmarrësja që rriti vertikalisht prodhimin në kulmin e pandemisë, për kompaninë e saj dhe 7 kompani të tjera

Mimoza Vojka Emanuels

Fleksibiliteti që karakterizon sipërmarrjen e saj, për t’iu përgjigjur tregut dhe marrëdhënia solide me klientët e huaj, i mundësoi Mimoza Vojkës, të realizojë kontrata të reja pune për kompaninë e saj dhe 7 kompani të tjera në prodhimin e tekstileve në kulmin e pandemisë. 

Një ditë pasi u shpall pandemia dhe u vendos mbyllja e shumë aktiviteteve, sipërmarrja e veshjeve sportive SAM nisi të prodhojë maska për punonjësit e saj. Por, këto maska mund t’u vlenin edhe klientëve, ndaj znj.Vojka dërgoi modelet e para tek klientët.

“Klientët tanë janë në Francë, Hollandë, Belgjikë,Angli etj, dhe kërkesat filluan 30 minuta pasi u dërguam mostrat. Klienti i parë filloi me një porosi të ulët. Klienti që kemi në Francë priti të marrë certifikimin. 10 ditët e nevojshme për certifikimin na dhanë kohën për të prodhuar. Angazhimi ynë ishte për të prodhuar maska cilësore, por certifikimi do të hapte derën për të rritur kapacitetin. Në momentin që u mor certifikata nga qeveria franceze, kërkesa ishte shumë e lartë dhe kapaciteti i kompanisë nuk e përballonte kërkesën. Kështu që filluam edhe me bashkëpunëtorë në Tiranë dhe Durrës. Bashkëpunuam me 7 kompani të tjera për gati dy muaj dhe mendoj që vlera e faturuar me këtë lloj pune ishte e kënaqshme edhe për bashkëpunëtorët tanë, në mënyrë që, jo vetëm të mos ndihej kriza e mungesës së porosive, por edhe që kompania të merrte frymë në komoditet. Kompanitë panë mundësinë e rritjes vertikale, jo vetëm të të ardhurave, por edhe të rentabilitetit”. 

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0