Shefi i platformës së mesazheve ka deklaruar se dhjetëra miliona njerëz po përdorin zgjidhje teknike për të hyrë fshehurazi në WhatsApp edhe në vendet ku është e ndaluar.
“Do të habiteshit se sa njerëz e kanë kuptuar këtë”, pohoi Will Cathcart, shefi i platformës së mesazheve.
Ashtu si shumë aplikacione perëndimore, WhatsApp është i ndaluar në Iran, Korenë e Veriut dhe Siri. Dhe muajin e kaluar, Kina iu bashkua listës së atyre që ndalojnë përdoruesit të hyjnë në platformën e sigurt. Vende të tjera, duke përfshirë Katarin, Egjiptin, Jordaninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kufizojnë veçori të tilla si telefonatat zanore. Por, WhatsApp mund të shohë se ku janë vërtet përdoruesit e saj, falë numrave të tyre të telefonit të regjistruar.
“Ne kemi shumë raporte anekdotike të njerëzve që përdorin WhatsApp dhe ajo që mund të bëjmë është të shikojmë disa nga vendet ku po bllokojmë dhe ende shohim dhjetëra miliona njerëz që lidhen me WhatsApp”, është shprehur Cathcart.
Kina ka urdhëruar Apple të bllokojë përdoruesit kinezë të iPhone nga shkarkimi i WhatsApp nga AppStore që në prill, një veprim që Cathcart e ka quajtur “të pafat”, megjithëse vendi nuk ishte kurrë një treg i madh për aplikacionin.
“Kjo është një zgjedhje që Apple ka bërë. Nuk ka alternativa. Dua të them, kjo është me të vërtetë një situatë ku ata e kanë vënë veten në pozicionin që të jenë në gjendje të ndalojnë vërtet diçka”, shtoi ai.
Sidoqoftë, përdoruesit e Android mund të shkarkojnë WhatsApp pa kaluar nëpër dyqane zyrtare. Por, Cathcart ka thënë se rritja e rrjeteve private virtuale (VPN) dhe shërbimi proxy i WhatsApp, i lançuar qershorin e kaluar, ka ndihmuar në mbajtjen e WhatsApp të aksesueshëm.
Kina gjithashtu ka ndaluar Telegramin dhe ka kërkuar heqjen e Threads të aplikacionit të mikroblogimit. Cathcart e ka konsideruar prej kohësh eksportin e suksesshëm të platformave të teknologjisë perëndimore si çelës për përhapjen e vlerave të demokracisë liberale. Por, ai pranon se fuqia e tij po pakësohet, së bashku me idealet perëndimore të një interneti të lirë dhe të hapur.
“Është sigurisht nën kërcënim dhe unë mendoj se është një luftë. Ne krenohemi shumë për faktin se po ofrojmë komunikim të sigurt privat që është i lirë nga mbikëqyrja e qeverive autoritare, apo edhe censura nga qeveria, për njerëzit në mbarë botën që përndryshe nuk do ta kishin. Por, është një kërcënim i vazhdueshëm dhe një betejë e vazhdueshme”, tha ai.
SHBA-të tanimë i janë bashkuar kësaj beteje. Cathcart ka shprehur gjithashtu shqetësimet në lidhje me lëvizjet e vazhdueshme të qeverisë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar për të ndaluar enkriptimin “end-to-end” dhe për të lejuar policinë të lexojë mesazhet e kriminelëve të dyshuar.
“Mjerisht, nuk mendoj se debati ka përfunduar. Njerëzit kujdesen për privatësinë, pavarësisht nëse janë të vetëdijshëm për enkriptimin “end-to-end”, çfarë është dhe si funksionon. Dhe një nga arsyet që na është dashur të komunikojmë kaq shumë për të, është të jemi vërtet të qartë se çfarë do të thotë dhe çfarë është në rrezik”, ka shtuar ai.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.