Mike Massimino, ish astronaut i NASA dhe personi i parë që ka dërguar një Tweet nga hapësira, është folësi i ri kryesor i Spark.me 2018

Mike Massimino, ish astronaut i NASA dhe personi i parë që ka dërguar një Tweet nga hapësira, është folësi i ri kryesor i Spark.me 2018


Ekipi organizues i Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të internetit dhe biznesit në Europën Juglindore, e cila është caktuar në muajin Maj në datat 26-27 (me një ditë shtesë për workshop-et më 25 maj), në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi, sapo ka prezantuar folësin e ri kryesor të Spark.me 2018 – Mike Massimino, ish astronaut i NASA-s, profesor në Universitetin e Kolumbias, personalitet televiziv, këshilltar i lartë për programet hapësinore në Muzeun Intrepid Sea, Air and Space, dhe një autor i suksesshëm.

Mike Massimino ka shërbyer si një astronaut i NASA nga viti 1996-2014, duke fluturuar dy herë në hapësirë dhe duke ecur katër herë në hapësirë për dy misionet e shërbimit të teleskopit hapësinor Hubble. Ai ishte personi i parë që shkruajti një tweet nga hapësira, dhe i fundit që punoi brenda Hubble. Mike jeton në New York City ku ai është Këshilltar i Lartë për Programet Hapësinore në Muzeun Intrepid Sea, Air, and Space. Ai gjithashtu jep mësim në një kurs inxhinierik universitar në Universitetin Kolumbia.

Photo credits Spark.me

 

Mike është shfaqur në komedinë The Big Bang Theory gjashtë herë dhe rregullisht është pjesë në emisione me diskutime, programe të lajmeve dhe dokumentarë, duke përfshirë The Today Show, Good Morning America, Story Star i Neil deGrasse Tyson dhe seria e re televizive e NatGeo One Strange Rock dhe ka drejtuar episodin special Great American Eclipse në kanalin Science Channel dhe dy sezone të serisë së tyre, The Planets and Beyond. Libri i tij më i shitur nga New York Times, Spaceman: “Një udhëtim i pamundur i një astronauti për të zbuluar sekretet e universit”, u botua në vjeshtën e vitit 2016 dhe u prit me një entuziasëm të madh.

Lexoni: Dhiraj Mukherjee, bashkë-themeluesi i Shazam, është folësi i ri i Spark.me 2018

Organizatorët e Spark.me kanë njoftuar më parë pesë folës të Spark.me 2018 – Mark W. Schaefer (një nga strategët më të rëndësishëm të marketingut në botë të medias sociale dhe një konsulent biznesi që blogon në {grow} – një nga pesë bloget më të mira të marketingut në botë) dhe Kerry O’Shea Gorgone (Drejtoreshë e Strategjisë së Produkteve, Trajnuese në MarketingProfs, dhe drejtuese e podcasteve Marketing Smarts), Boyd Multerer (ish inxhinier drejtues për video lojën Xbox, i cili themeloi Xbox Live dhe XNA), Denise Lee Yohn (eksperte për lidershipin e markave, një konsulente në kërkesë dhe një autore bestselling), dhe Dhiraj Mukherjee (bashkë-themelues i Shazam , i cili u ble nga Apple në vitin 2017 për një vlerë prej 400 milionë dollarësh). Më shumë folës do të shpallen në javët e ardhshme.

Photo credits Spark.me

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës. Çmimi i plotë i biletës është 300 €. Megjithatë, të gjitha palët e interesuara mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të biletave dhe ta marrin atë për vetëm 200 €, para datës 1 Prill. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD të cilët janë 27 vjeç ose më të rinj mund të marrin biletën e tyre për një çmim special prej 50 €.

Biletat e konferencës Spark.me përfshijnë: të gjitha sesionet e konferencës (26-27 Maj), seminaret dhe workshopet (25 Maj), drekën në të dy ditët e konferencës, të gjithë “coffee breaks” në të dy ditët e konferencës dhe një pritje koktejli në mbrëmjen e ditës së 26 të konferencës. Bileta nuk përfshin akomodimin dhe transportin. Të gjitha biletat e blera më vonë mund të transferohen tek një person tjetër (“ndryshim emri”), por nuk mund të kthehen.

Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 26-27 Maj, 2017, në Hotel Mediteran, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi. Këtë vit, Spark.me ka përgatitur diçka të re – një ditë shtesë për workshop-et e marketingut dhe startup-et më 25 maj, të cilat janë plotësisht falas ata që kanë biletën e konferencës. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME.

Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative, modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook, në Twitter dhe në llogarinë tonë në Instagram.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Dallimi mes një fitimtari dhe një humbësi është që fitimtari ngrihet një herë më shumë.”
— Jack Ma
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0