Metaverse i pandalshëm! Në një javë shiten 4 projekte 106 milionë dollarëshe - Business Magazine Albania

Metaverse i pandalshëm! Në një javë shiten 4 projekte 106 milionë dollarëshe

Metaverse

Metaverse duket se është në periudhën e artë të saj me një shpërthim të jashtëzakonshëm në shitje. Vetëm javën e fundit u shpenzua një total prej 106 milionë dollarësh në prona virtuale, me blerjet e tokës digjitale, jahteve luksoze dhe aseteve të tjera, sipas të dhënave nga DappRadar.

Sandbox, një botë lojërash në internet që lejon përdoruesit të zotërojnë parcela toke, ka mbizotëruar me numrin e shitjeve. Nga data 22 Nëntor dhe deri më 28 nëntor, platforma tërhoqi 86.56 milionë dollarë në shitje unike toke.

Në vendin e dytë ishte Decentraland, një tjetër platformë virtuale  e cila arriti të fitojë 15.53 milionë dollarë nga shitjet e parcelave dixhitale të tokës. Konkurrenti tjetër CryptoVoxels shiti tokë dixhitale për një total prej 2.68 milion dollarësh, ndërsa Somnium Space, një platformë metaverse, shiti pasuri të paluajtshme me vlerë 1.10 milion dollarë.

Javën e kaluar, blerësit shpenzuan shuma rekord parash në parcelat virtuale të tokës në metaverse, ku përdoruesit mund të luajnë lojëra, të tregtojnë asete dixhitale dhe të blejnë e shesin çdo gjë nga atlete dixhitale deri te fustanet dixhitale duke përdorur kriptomonedha.

Metaverse Group, një degë e Tokens.com, bleu tokë dixhitale për 2.43 milionë dollarë të martën e kaluar, një rekord për shitjet e pronave në Decentraland. Në të njëjtën javë, një tjetër parcelë u ble për 2.3 milionë dollarë në Axie Infinity, një platformë lojërash.

“Padyshim, toka metaverse është arritja e rradhës në hapësirën NFT. Me shifra shitjesh rekord dhe duke rritur vazhdimisht çmimet e NFT, botët virtuale janë komoditeti i ri kryesor në hapësirën e kriptove,” tha DappRadar.

Lexo: ‘Mirësevini në Decentraland’. Platforma ku metaverse ekziston prej vitesh dhe ku mund të blini prona me kripto

Javën e kaluar, katër botët kryesore virtual, tërhoqën mbi 6,000 tregtarë. Raporti tha se rritja e aktivitetit në metaverse filloi me vendimin e Facebook në fund të tetorit për t’u emëruar “Meta”,si një shenjë e angazhimit të kompanisë për të ndërtuar një botë dixhitale për përdoruesit e saj.

“Ngjarjet në Metaverse po bëhen një standard i industrisë në hapësirën e kriptove. Duke lejuar markat, artistët dhe krijuesit të shfaqin punën dhe produktin e tyre para miliona njerëzve në mbarë botën, ngjarjet virtuale në metaverse do të bëhen më të njohura,” thuhet në raport.

Vetëm këtë javë, Republic Realm shpenzoi 4.3 milionë dollarë në një parcelë toke virtuale.

Klubet sportive po angazhohen gjithashtu duke u bërë pjesë e metaverse. Sipas një deklarate ditën e martë, klubi anglez i futbollit Manchester City është bashkuar me Sony për të ndërtuar botën e tij virtuale dhe prodhuesi gjerman i veshjeve sportive Adidas tha së fundmi se ishte bashkuar me Coinbase pasi njoftoi se do të zgjeronte aktivitetet e tij në metaverse.

Themeluesit e Gemini Exchange, Tyler dhe Cameron Winklevoss, thanë se kishin blerë një parcelë toke virtuale dhe kishin mbledhur 400 milionë dollarë të cilat do t’i përdorin në ndërtimin e një metaverse të tyren.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0