Meta nis testimin e një abonimi premium në Instagram - Business Magazine Albania

Meta nis testimin e një abonimi premium në Instagram

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Meta ka nisur të testojë një abonim të ri premium në Instagram, në disa vende të botës, një zhvillim që kompania e konfirmoi për TechCrunch. Ky abonim quhet Instagram Plus dhe u jep përdoruesve akses në disa veçori ekskluzive që nuk janë të disponueshme për të gjithë.

Ky hap vjen vetëm dy muaj pasi Meta kishte paralajmëruar se po planifikonte të testonte modele të reja abonimi në platformat e saj, përfshirë Instagram, Facebook dhe WhatsApp.

Ndër funksionet më interesante të këtij abonimi është mundësia për të parë një Story pa e ditur personi që e ka postuar. Pra, përdoruesit mund të shohin foto apo video që zhduken pas 24 orësh, pa lënë gjurmë në listën e shikuesve. Nga ana tjetër, ata që abonohen mund të shohin edhe sa herë është rishikuar Story i tyre, një informacion që nuk ka qenë i disponueshëm më parë.

Një tjetër veçori lidhet me kontrollin më të madh mbi audiencën. Përdoruesit do të mund të krijojnë lista të ndryshme për ndjekësit e tyre dhe të zgjedhin saktësisht se kush do ta shohë çdo Story, duke kaluar përtej opsionit aktual që kufizohet te “Close Friends”. Abonimi gjithashtu u jep mundësinë përdoruesve të zgjasin kohëzgjatjen e një Story për edhe 24 orë shtesë, si dhe të vendosin në dukje një Story një herë në javë, duke e bërë atë më të dukshëm për ndjekësit.

Lexo edhe: Njihuni me mbretëreshat e ekonomisë së gjelbër, ups, me fitueset e çmimit “Green Queens”

Po ashtu, përdoruesit mund të reagojnë me një “Superlike” të animuar në Story-t e të tjerëve dhe të kërkojnë në listën e shikuesve për të parë nëse një person i caktuar e ka parë Story-n e tyre, pa pasur nevojë të kalojnë gjithë listën. Meta nuk ka bërë të ditur saktësisht në cilat vende po testohet ky abonim, por sipas raportimeve në rrjete sociale, testimet po zhvillohen në Meksikë, Japoni dhe Filipine. Çmimi ndryshon sipas vendit: në Meksikë kushton rreth 2.20 dollarë në muaj, në Japoni rreth 2 dollarë dhe në Filipine pak më shumë se 1 dollar në muaj.

Ky abonim është i ndryshëm nga Meta Verified, i cili është menduar kryesisht për krijues përmbajtjeje dhe biznese dhe ofron përfitime si badge i verifikuar dhe mbrojtje ndaj imitimit. Ndërsa Instagram Plus duket se është ndërtuar më shumë për përdoruesit e zakonshëm.

Megjithëse ky model mund të krijojë një burim të ri të ardhurash për Meta, ka edhe skepticizëm nga përdoruesit, të cilët po përballen gjithnjë e më shumë me abonime të shumta në aplikacione të ndryshme. Megjithatë, platforma të tjera si Snapchat dhe X kanë treguar se ekziston një treg për këto shërbime. Për shembull, Snapchat+ ka kaluar mbi 25 milionë abonentë, duke treguar se një pjesë e përdoruesve janë të gatshëm të paguajnë për funksione shtesë. Meta ka bërë të ditur se do të vazhdojë testimet përpara se ta zgjerojë këtë shërbim në më shumë vende.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0