Meta do të paguajë 725 milionë dollarë për skandalin e Cambridge Analytica - Business Magazine Albania

Meta do të paguajë 725 milionë dollarë për skandalin e Cambridge Analytica

Kompania mëmë e Facebook Meta ra dakord të zgjidhte çështjen e Cambridge Analytica për 679.6 milionë euro (725 milionë dollarë), zbulon një dosje nga Gjykata e Qarkut në SHBA.

Marrëveshja e propozuar do të zgjidhte një çështje që ka qenë e hapur që nga viti 2018, në të cilën Facebook u akuzua se i lejoi firmës konsulente të palës së tretë të ketë qasje në të dhënat e gati 87 milionë përdoruesve.

Cambridge Analytica, një kompani tashmë e zhdukur, punoi për fushatën e suksesshme presidenciale të Donald Trump në vitin 2016. Kompania në fjalë fitoi informacione personale të llogarive në Facebook për profilizimin dhe shënjestrimin e votuesve pa pëlqimin e përdoruesve, shkruan GSM Arena.

Rasti i shtyu qeveritë në mbarë botën të rivlerësojnë praktikat e tyre të privatësisë dhe Facebook ka rënë dakord të paguajë 4.6 miliardë euro (5 miliardë dollarë) në 2019 për të zgjidhur një hetim të Komisionit Federal të Tregtisë dhe më pas 93.7 milionë euro (100 milionë dollarë) më shumë për të zgjidhur pretendimet e Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime të SHBA-së, të dyja në lidhje me privatësinë e përdoruesit dhe si përdoren të dhënat e tyre

Marrëveshja ende nuk është miratuar nga një gjykatës federal nga divizioni i San Franciskos i gjykatës së qarkut verior të Kalifornisë.

Meta, siç raportohet nga Reuters, nuk pranoi se ka bërë diçka të keqe, dhe pretendoi se “përditësoi qasjen ndaj privatësisë dhe do të zbatoi një program gjithëpërfshirës të privatësisë”. npr

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0