Futbollisti Lionel Messi mund të regjistrojë një markë tregtare nën emrin e tij. Kështu vendosi Gjykata Europiane e Drejtësisë pas një beteje ligjore nëntë vjeçare të futbollistit.
Një gjykatë e zakonshme në vitit 2018, argumentoi se fama e futbollistit Messi do të bënte që marka e tij të ngatërrohej me markën spanjolle të çiklizmit Massi. Që prej 2011, Messi është përpjekur të regjistrojë një markë tregtare nën emrin e tij në të gjithë BE-në me një logo që përbëhet nga shkronjat e emrit të tij, ku shkronja M kishte një dizenjo të veçantë.
Lexoni: Pas Cristiano Ronaldo-s edhe Messi bëhet miliarder
Kompania Massi apeloi kërkesën e futbollistit në Zyrën e Pronësisë Intelektuale të BE-së (EUIPO), duke thënë se emrat e markave tregtare do të ishin shumë të ngjashme. EUIPO vendosi në favor të kompanisë spanjolle Massi ndërsa ky vendim u apelua në gjykatë, e cila e hodhi poshtë. EUIPO dhe Massi apeluan vendimin e 2018 në GJED.
Messi, 33 vjeç, i cili mban fanellën me numrin 10, është kurorëzuar futbollisti më i mirë i vitit gjashtë herë dhe është futbollisti më i paguar në botë, sipas Forbes. Fitimet e tij totale për vitin 2020 arritën 126 milionë dollarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto