Mësime mbi sipërmarrjen nga Daymond John - Business Magazine Albania

Mësime mbi sipërmarrjen nga Daymond John


Njerëzit kërkojnë gjatë gjithë kohës këshilla për të filluar një biznes. Nuk ka vetëm një përgjigje për këtë pyetje sepse ekzistojnë shumë mënyra për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm. Më poshtë mund të gjeni mësimet e sipërmarrësit të modës Daymond John, të nxjerra gjatë krijimit dhe drejtimit të kompanisë FUBU.  

Bëni mirë detyrat e shtëpisë

Detyra kryesore është studimi i tregut ku do të investoni. Kjo do të thotë analiza e lojtarëve të tjerë, kushtet e tregut, mundësitë që të jep tregu apo jeta mesatare e produktit tuaj. Këto janë detyrat e shtëpisë për çdo sipërmarrës të ri. Në momentin që do mendoni se i dini të gjitha do të kuptoni se sa shumë keni për të mësuar. Sipërmarrësit më të suksesshëm janë ata që vazhdojnë të mësojnë pavarësisht nivelit të arritjeve të tyre.

Përqëndrohuni në një qëllim tuajin

Pavarësisht fushës tuaj të specializimit , ju duhet të përqëndroheni fillimisht në një treg të veçantë ku mund të jepni më të mirën tuaj. Të qenit i suksesshëm në një pjesë të tregut nuk dotë thotë të jeni të suksesshëm në tregjet e tjera. Një shembull është ai i kompanisë amerikane NIKE. NIKE është specializuar në fushën e veshjeve sportive dhe atje i përqëndron gjithë forcat e saja.

Nuk jeni të vetëm në treg

Një mësim tjetër i Daymond John është se gjithmonë tregu është i mbushur me lojtarë të tjerë që janë pjesë e tij.  Mos mendoni se jeni të vetëm në treg. Gjthmonë do të ketë kompani të reja që do të prezantojnë një produkt të ngjashëm me tuajin. Kjo duhet parë si diçka pozitive që do ju mbajë gjithmonë juve në kërkim të përmirësimit të produktit.

Modeli i shpërndarjes
Çelësi kryesor i biznesit tuaj është shpërndarja e produktit tuaj deri tek klienti. Ju mund të keni krijuar produktin më të mirë në treg, por n.q.s asnjeri nuk e ble, dështimi juaj do të jetë i menjëhershëm. Modeli i shpërndarjes duhet të jetë shumë i qartë para se të dilni në treg. Duhet të dini mirë kujt i drejtoheni dhe duhet të krijoni besim tek blerësit që ata të bëhen të përhershëm. Klientët besnikë fitohen kur një biznes ju drejtohet një pjese të caktuar të blerësve ose një target grupi.

Kthejeni dobësinë në forcë

E fundit, por më e rëndësishmja është se forca juaj më e madhe është në atë që nuk keni dhe jo në atë që zotëroni. Pika juaj më e dobët mund të kthehet në forcën tuaj dhe burim për ide te reja. Për më shumë mund të lexoni librin e Daymond John  The Power of Broke dhe të ndiqni intervistën e tij për LinkedIn.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0