Mësime të vyera mbi udhëheqjen për gratë - Business Magazine Albania

Mësime të vyera mbi udhëheqjen për gratë

Në vitin 1952 kur Princesha Elizabeth (Elizabeta), Dukesha e Edinburgut, u bë Mbretëresha Elizabeth II, roli i grave ishte kryesisht ai familjar dhe gratë nuk nxiteshin të punonin jashtë shtëpisë. Kjo është e vërtetë, mbi të gjitha për gratë e martuara me fëmijë. Pjesa më e madhe e grave që punonin gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke mbështetur ekonominë, ndërkohë që burrat niseshin në luftë, hoqën dorë nga ato vende pune (vullnetarisht ose jo) duke ua lënë burrave të kthyer, pasi zakonisht ishin ata kryefamiljarët. Por një mbretëreshë e re 25-vjeçare, brilante, e bukur dhe elegante, si dhe nënë dhe grua që punon  u bë Mbretëresha e Anglisë. Në një çast, ajo u bë sundimtare e një fuqie globale e 50,651,280 njerëzve në dhjetëra vende, të cilët ishin ende duke dalë psikologjikisht, ekonomikisht dhe fizikisht nga tmerret, shkatërrimet masive dhe hendeqet politike dhe kulturore të Luftës së Dytë Botërore. Fakti që ajo u shfaq më e dashur dhe e respektuar se kurrë në kohën e vdekjes së saj më 8 Shtator 2022, është një dëshmi e suksesit të saj.



7 mësime të vyera nga mjeshtëria e mbretërimit të Madhërisë së Saj, Elizabeth II

1.Përqafoni si traditën, edhe progresin

Ashtu siç tha Mbreti i Ri, Charles III, në fjalimin e tij të parë si Sovran pas vdekjes së saj, “në jetën e saj në shërbim, pamë dashurinë e vazhdueshme për traditën, së bashku me përqafimin e guximshëm të progresit, që na bëjnë të mëdhenj si komb”.

Ai po i bënte jehonë fjalimit të parë në Krishtlindje, të nënës së tij si mbretëreshë në vitin 1952, kur ajo tha:

“Të gjithë ne hasim shumë probleme të rënda dhe vështirësi, por me një besim të ri në bindjet e vjetra dhe të mrekullueshme që na trashëguan paraardhësit tanë, dhe forcën për të shkuar përtej sigurive të së shkuarës, e di që do të jemi të denjë për detyrën tonë”.

Ajo mishëroi atë forcë.

2.Martohuni me dikë që ju mbështet me të vërtetë, në të mirë e në të keq

Elizabeth dhe Phillip kishin një marrëdhënie unike. Ishte pikërisht Phillip që i dha lajmin e vdekjes së të atit dhe ngritjen e saj në fron kur ata ishin me pushime në Kenia në vitin 1952.

Princi Phillip pranoi rolin e tij dhe u bë mbështetja e saj, siç ka thënë ajo. Gjatë 73 viteve të martesës, edhe ai pati momentet e tij të vështira në zgjedhje, por ata e mbështetën me vendosmëri njëri-tjetrin dhe i kapërcyen ato.

3. “Shihni më të mirën te njerëzit”

Mbreti Charles III, në fjalimin e tij të parë si Sovran tha se “dashuria, admirimi dhe respekti që ajo frymëzoi u bënë shenjë dalluese e mbretërimit të saj.

Çdo pjesëtar i familjes sime mund të dëshmojë, se ajo i ndërthurte këto cilësi me ngrohtësinë, humorin dhe aftësinë e pagabueshme për të parë gjithnjë më të mirën te njerëzit”. Kjo shihej në fytyrën e saj rrezatuese dhe në atë shkëlqim në sytë e saj.

4.Jini të gatshëm të dilni jashtë protokollit dhe normave kur ato nuk ju shërbejnë

Mbretëresha Elizabeth pa lindjen e televizionit, telefonit, kompjuterit, avionit e natyrisht internetit dhe në fund i përqafoi të gjitha. Ajo e zbuloi ngadalë por me siguri edhe familjen mbretërore si njerëz, ndonjëherë disi në siklet dhe me rezistencë, por e bëri, dhe kjo u shërben atyre edhe sot e kësaj dite.

Momenti më prekës, që sot kujtojmë në 21-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA, më 11 shtator 2001, është kur Mbretëresha “theu traditën shekullore, duke urdhëruar trupat e Gardës së Coldstream të luanin himnin kombëtar amerikan “The Star-Spangled Banner”, gjatë ndryshmit të rojës në Pallatin Buckingham siç e përshkroi Newseeek, më 13 shtator 2001, në solidaritet.

5.Stili juaj është pjesë e markës suaj

Veshjet dhe kapelat e saj glamour (elegante), por të thjeshta e me ngjyra të gjalla, këpucët dhe karficat u bënë nënshkrimi i saj, një pjesë e rëndësishme e markës së saj.

6. “Soft power” është shumë i fuqishëm

Gjithë historitë që kemi dëgjuar, flasin për mënyrën se si i trajtonte gjithë njerëzit me dinjitet, ngrohtësi dhe respekt, edhe ata me të cilët nuk binte dakord. Ajo përdori aftësitë e saj të të dëgjuarit dhe komunikimit, si dhe njohuritë e gjera të dinamikave globale dhe politike, atë që diplomatët e quajnë “soft power” – për të ndikuar te vendimet që ajo nuk mund të merrte.

Grave u është dashur të përsosin aftësinë e ndikimit në drejtim, pasi gjatë historisë nuk e kanë pasur autoritetin dhe fuqinë për të marrë vendime.

Sot, në shekullin XXI, këto aftësi janë jashtëzakonisht të nevojshme për udhëheqësit. Mbretëresha Elizabeth II e përdori fuqinë e saj me doreza mëndafshi.

7. Mos ndalni deri sa të dilni nga skena

Foto ku ajo shfaqet me shkëlqimin karakteristik në sy ndërkohë që i shtrëngon dorën Kryeministres së Britanisë së Madhe – gruaja e tretë në këtë rol në historinë e Commonwealth – vetëm dy ditë para vdekjes, tregon se sa e vendosur ishte për të shërbyer deri në momentin e fundit që do të mundte.

Pra, nëse marrim në konsideratë një ndryshim në punë apo karrierë, është e rëndësishme të bëjmë më të mirën në rolet aktuale deri sa të largohemi.

Prehuni në paqe, Madhëria Juaj. Faleminderit për thuajse një shekull në shërbim të botës, jo vetëm Mbretërisë së Bashkuar dhe që ishit një model udhëheqje (gruaje) i jashtëzakonshëm, frymëzues dhe i pashembullt..forbes

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0