Mercure Tirana, ylli në ngritje i mesdheut vjen në Tiranë me një design të inspiruar nga tradita duke përcjellë komoditet - Business Magazine Albania

Mercure Tirana, ylli në ngritje i mesdheut vjen në Tiranë me një design të inspiruar nga tradita duke përcjellë komoditet

Mercure Tirana

Accor, një lider botëror rrjeti hotelesh, njofton sot hapjen e Mercure Tirana, hotelin e parë nën këtë emër në Shqipëri. Falë filozofisë së brandit “Frymëzuar lokalisht”, hoteli i ri ka si qëllim t’u prezantojë të gjithë vizitorëve, trashëgiminë e pasur kulturore shqiptare. 

Mercure Tirana ka një kapacitet prej 64 dhomash dhe krenohet me ambiente të brendshme bashkëkohore të dekoruara me shije e vepra arti të frymëzuara nga kultura vendase. Restoranti dhe tarraca e jashtme “Basil” ofrojnë një larmishmëri të pjatave tradicionale dhe verërave shqiptare, si dhe një sërë specialitetesh ndërkombëtare dhe rajonale. Hapësira të tjera kushtuar argëtimit e jo vetëm, përfshijnë një roftoop bar me një pamje të jashtëzakonshme panaromike mbi Tiranë dhe një pishine në katin e fundit.

Hotelet Mercure ofrojnë shumë më tepër sesa thjesht një vend të rehatshëm për të kaluar një natë, ato janë krijuar për të shërbyer si një portë drejt zbulimeve dhe përvojave të reja. Që prej themelimit në vitin 1973, Mercure ka për qëllim t’u ofrojë dhe të njohë vizitorët e tij me të gjitha thesaret e vendit ku ata po qëndrojnë. Brandi ka një portofol në rritje me mbi 960 hotelesh në më shumë se 65 vende të botës, e tashmë përfshirë edhe Shqipërinë.

Në vitin 2023, Shqipëria mirëpriti një numër rekord turistësh prej mbi 10 milionë dhe pritet që kjo tendencë dhe shifër të vazhdojë të jetë pozitive edhe përgjatë viteve në vijim. Kryeqyteti, Tirana është një ndër qytetet me më shumë ditë me diell në Evropë, gjë që e bën atë një destinacion të përsosur për t’u vizituar gjatë gjithë vitit.

“Hotelet Mercure janë të njohur për të nxjerrë në pah përvojat autentike lokale të shumë destinacioneve të njohura në mbarë botën. Me një vijë bregdetare mahnitëse, historinë dhe kulturën e pasur, Shqipëria vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë ndërkombëtarë dhe kjo rritje do të na lejojë të ofrojmë edhe më shumë përvoja për vizitorët e huaj që kërkojnë të zbulojnë si vendas të vërtetë këtë vend që gëlon nga gjallëria” pohoi Frank Reul, Zëvendës President për Zhvillimin Accor Premium, Midscale & Economy “Evropa Lindore, Ballkani, Italia dhe Greqia.

Lexo edhe: Vendet me ekuilibrin më të mirë punë-jetë

Kjo hapje e shënuar e Hotelit Mercure na lejon jo vetëm prezantojmë më shumë turistë me Shqipërinë, por në të njëjtën kohë, na ofron mundësinë të sjellim standardet e larta të mikpritjes së Mercure në vendin tonë. Kjo shkrirje e sharmit lokal me cilësinë globale do të na mundësojë t’u ofrojmë klientëve tanë një qëndrim të paharrueshëm në Tiranë”.– shtoi Bulent Suzer, Drejtor i Përgjithshëm i Mercure Tirana.

I gjendur pranë një prej autostradave më të rëndësishme të Shqipërisë që lidh kryeqytetin me qytetin bregdetar të Durrësit, Mercure Tirana ofron një qëndrim komod në kryeqytet, pranë aeroportit të Tiranës e njëkohësisht atraksioneve kryesore të njohura, përfshirë sheshin Skënderbej dhe zonat më të populluara. Sallat e konferencave të hotelit me një kapacitet të ftuarish deri në 120 personash, përfshijnë ambiente të shumta mbledhjesh, të ekspozuara ndaj dritës natyrale, të pajisura me teknologji moderne dhe me një dizajn të thjeshtë për të nxitur përqëndrimin dhe kreativitetin. Lobi i hotelit dhe restoranti janë gjithashtu në dispozicion të klientëve për pushimet e kafesë gjatë konferencave të biznesit ose mbledhjeve private.

Mercure është një markë pjesëmarrëse e ALL – Accor Live Limitless – një program besnikërie i lidhur ngushtë me stilin e jetës, që ofron akses ndaj një shumëllojshmërie shpërblimesh, shërbimesh dhe përvojash. Hotelet e tjera të Accor në Shqipëri përfshijnë Mövenpick Hotel Lalez Durrës, në bregdetin e Adriatikut.

Rreth Mercure

Frymëzuar nga Mërkuri, perëndia romake e udhëtarëve, hotelet Mercure ofrojnë shumë më tepër sesa thjesht një vend për të gjetur rehati dhe akomodim, ato synojnë të shërbejnë si një portë drejt zbulimit dhe një trampolinë për eksplorim. Prej themelimit në vitin 1973, Mercure krenohet me ofrimin e standardeve të cilësisë së lartë me një qasje autentike lokale. Përmes programit “Discover Local”, Mercure mirëpret vizitorët – qoftë në Rio, Paris, Bangkok apo në çdo destinacion tjetër në të gjithë botën – dhe i fton ata drejt zbulimit të një atmosfere unike të frymëzuar lokalisht. Gjithçka, nga dizajni dekorativ e deri te pasioni ynë për të eksploruar ushqimet dhe pijet lokale, i ka rrënjët në veçoritë unike të çdo destinacioni. Hotelet Mercure gjenden në qendrat e qyteteve, buzë detit e jo vetëm, me më shumë se 950 hotele në më shumë se 60 shtete. Mercure është pjesë e Accor, një grup lider në botë në fushën e hotelerisë që numëron mbi 5,500 prona në më shumë se 110 vende, dhe një markë pjesëmarrëse në ALL – Accor Live Limitless – një program besnikërie i lidhur ngushtë me stilin e jetës, që ofron akses ndaj një shumëllojshmërie shpërblimesh, shërbimesh dhe përvojash.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0