Vendet me ekuilibrin më të mirë punë-jetë - Business Magazine Albania

Vendet me ekuilibrin më të mirë punë-jetë

Vendet me ekuilibrin më të mirë punë-jetë

Në këtë epokë pas pandemisë, shumë punonjës punojnë nga distanca. Puna nga shtëpia mund t’i ndihmojë njerëzit të menaxhojnë përgjegjësitë e tyre profesionale dhe personale. Por, puna në distancë ka mjegulluar gjithashtu vijën, që ndan fundin e punës dhe fillimin e jetës personale, duke e bërë ende të pamundur arritjen e ekuilibrit punë-jetë. Market Australia, një kompani që ofron analiza dhe krahasime të tarifave të sigurimit, së fundmi renditi 40 vende, sipas ekuilibrit punë-jetë, që ato ofrojnë.

Gjendja e çdo vendi për vitin 2024, u përcaktua nga tetë faktorë: numri mesatar i orëve të punës në vit, minimumi i pushimit vjetor të paguar dhe pushimin mjekësor, kohëzgjatjet dhe tarifat e pushimeve të mëmësisë dhe atësisë, dhe rezultati i lumturisë së vendit, bazuar në anketat e Gallup World Poll.

Vendet e Europës dominuan të gjithë gjysmën e parë të listës, gjë që tregon, se rajoni bën një punë të shkëlqyer për të mbështetur punonjësit, në ruajtjen e një ekuilibri pozitiv punë-jetë.

Spanja zuri vendin e parë, duke u ofruar punëtorëve 30 ditë pushim vjetor me pagesë dhe gjashtë (ose më shumë) javë pushim mjekësor me pagesë, ndërsa gjithashtu u paguan prindërve 100% të pagave të tyre gjatë kur marrin leje.

Më e rëndësishmja, Spanja u jep leje të ngjashme si nënave (16 javë) dhe baballarëve (12 javë), dhe u jep shumë më shumë leje baballarëve se shumica e vendeve të tjera. Leja më bujare atërore ofrohet në Portugalinë fqinje (pesë javë me 100% të pagës) dhe Slloveni (katër javë me 100% të pagës).

Më poshtë janë renditur 20 vendet me ekuilibrin më të mirë punë-jetë:

1. Spanjë
2. Luksemburg
3. Francë
4. Holandë
5. Finlandë
6. Bullgari
7. Slloveni
8. Estoni
9. Lituani
10. Austri
11. Portugali
12. Suedi
13. Danimarkë
14. Poloni
15. Itali
16. Rumani
17. Belgjikë
18. Hungari
19. Letoni
20. Greqi

Lexo edhe: Indeksi i lumturisë, vendet ku ia vlen të jetosh, ku renditet Shqipëria?

Të gjitha këto vende, ofrojnë 20-30 ditë pushimi të paguar dhe gjashtë ose më shumë javë pushim mjekësor të paguar çdo vit.

Bullgaria ofron pushimin më të madh të mëmësisë: 58 javë me 90% të pagës. Greqia nuk ofron fare leje atësie, ndërsa Holanda, Suedia, Italia dhe Rumania ofrojnë vetëm një javë.

Në Gjermani, njerëzit punojnë më pak orë në vit, mesatarisht 1,340.9, në Danimarkë 1,371.6 orë, të ndjekur nga norvegjezët me 1,424.6. Danimarka gjithashtu, arriti një nga rezultatet më të larta në indeksin e lumturisë, e kryesuar nga Finlanda. Luksemburgu, Holanda dhe Austria ishin gjithashtu të renditur mirë.

Vendet e Amerikës së Jugut (asnjë prej të cilave nuk shfaqet në 20 vendet e para në përgjithësi), fituan tre vendet e para për numrin më të madh të orëve të punës. Kolumbianët punojnë më shumë, me 2,405.5 orë në vit – 1.8 herë më shumë se punëtorët gjermanë. Meksika (me 2226.3 orë) dhe Kili (me 1.962.8 orë) renditen afër.

Në SHBA, mesatarja për punëtorët, bie midis homologëve të tyre të Amerikës së Jugut dhe Europës, me 1,810.9 orë të punës në vit. Por, është mungesa e pushimeve të paguara – vjetore, për arsye shëndetësore dhe familjare – që e vendos vendin në fund të listës në përgjithësi. Kanadaja dhe Irlanda gjithashtu u renditën në fund.

huffpost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0