Mercedes Vision AVTR, Avatari i panairit të teknologjisë CES - Business Magazine Albania

Mercedes Vision AVTR, Avatari i panairit të teknologjisë CES


Mercedes Vision AVTR, është padyshim avatari mes tokësorëve, në panairin e teknologjisë në Las Vegas, CES 2020.

Prezantimi i automjetit të ri, Mercedes Vision AVTR, është mahnitës. Ajo është e ardhmja që sheh Mercedes Benz në fushën e teknologjisë së automobilëve. Kompania gjermane, i imagjinon makinat e veta si krijesa të gjalla dhe Vision AVTR, e frymëzuar nga filmi fantastiko-shkencor Avatar, është dëshmia më e mirë.

AVTR vjen me një dizajn të frymëzuar nga bota e Pandorës, universi imagjinar, ku zhvillohet filmi i regjisorit James Cameron me krijesat e tij ngjyrë blu. Objektivi është të demonstrohet një mundësi ndërveprimi: njerëz, makina dhe natyra.

Projektuesit gjermanë janë shprehur se, “Ne nuk donim të krijonim një makinë. Ne donim të krijonim diçka që i ngjan një organizmi të gjallë”.

Lexo: 6 shembuj të aplikimit të inteligjencës artificiale në jetën reale

Makina ka shumë njësi praktike ndërkohë që design i tyrë është më shumë i stilit Hollivudian.

Ajo është në gjendje të regjistrojë rrahjet e zemrës së pasagjerit dhe frymëmarrjen e tij, pasi të vendoset dora në njësinë e kontrollit. Nëse pasagjeri ngre dorën, një menu projektohet në pëllëmbë dhe ai mund të zgjedhë funksione të ndryshme. AVTR është elektrike dhe mund të zhvendoset edhe anash. AVTR është vetëm një koncept ndaj mos prisni që ta shikoni fort shpejt në rrugë.

SlashGear

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0