Prej disa vitesh, puna dytësore apo siç njihet gjerësisht “side hustle” është kthyer në trend global. Shifrat tregojnë se një pjesë e madhe e të rinjve, veçanërisht Gen Z, e shohin këtë si mënyrë për të rritur të ardhurat dhe për të testuar ide të reja biznesi.
Edhe millenials janë aktivë në këtë drejtim, duke e parë “hustle”-in si një mundësi për të balancuar të ardhurat me koston gjithnjë e më të lartë të jetesës. Por ky fenomen nuk është vetëm për ata që janë në fillim të karrierës, është një mundësi reale edhe për sipërmarrësit me përvojë, në faza të ndryshme të jetës profesionale.
Një punë dytësore mund të shërbejë si urë lidhëse për ata që janë në kërkim të një aventure të re pas mbylljes së një biznesi. Pa pasur nevojë për investime të mëdha, ajo ofron fleksibilitet, gjenerim të ardhurash dhe një terren prove për ide të reja. Nëse funksionon, mund të kthehet në një biznes të ri; nëse jo, sjell mësime të vlefshme dhe përvojë shtesë.
Lexo edhe:Onemor, startupi i themeluar nga Alban Fejzaj, synon të bëhet “Spotify i Fitnesit”
Për sipërmarrësit që ende drejtojnë një kompani apo një karrierë të konsoliduar, një “side hustle” mund të ndërtohet paralelisht, duke shërbyer si një “biznes brenda biznesit”. Kjo krijon një shtyllë të dytë, e cila mund të fuqizohet më tej kur të vijë momenti i dorëzimit apo shitjes së aktivitetit kryesor. Sfida është koha e kufizuar, ndaj prioriteti duhet të mbetet biznesi kryesor, ndërkohë që puna dytësore përgatitet për të ardhmen.
Një “side hustle” mund të jetë mënyra ideale për të qëndruar aktiv edhe pas daljes në pension. Shumë profesionistë me përvojë mund të kthejnë ekspertizën e tyre në konsulencë, projekte afatshkurtra apo aktivitete kreative. Po ashtu, një pasion personal – nga hobi krijues tek shitjet online, mund të bëhet burim të ardhurash dhe angazhimi. Ky model ofron fleksibilitet, kënaqësi personale dhe një mënyrë për të qëndruar i lidhur me tregun.
Puna dytësore nuk është më vetëm për të rinjtë. Është një mundësi për të gjithë, për ata që duan të testojnë një ide, për ata që kërkojnë një tranzicion të butë nga biznesi kryesor dhe për ata që duan të mbeten aktivë edhe pas pensionit. Në çdo moshë dhe në çdo fazë karriere, një “side hustle” mund të jetë hapësira ideale për të kombinuar fleksibilitetin, fitimin dhe pasionin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto