“Mendje Artët 2021” - “Gazeta Diaspora Shqiptare” merr çmimin "Media e Vitit" - Business Magazine Albania

“Mendje Artët 2021” – “Gazeta Diaspora Shqiptare” merr çmimin “Media e Vitit”

Media e Vitit

“Dhoma e Biznesit të Diasporës”, në bashkëpunim me “Unionin e Sipërmarrësve të Rinj” dhe me mbështetjen e “Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës” organizuan ditën e djeshme aktivitetin e ndarjes së çmimeve “Mendje Artët 2021” (Bright Minds – Albanian Awards Entrepreneurship).

Fjalën hyrëse e mbajti Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës, z.Ardian Lekaj, i cili falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët për mundësimin e këtij aktiviteti. Gjithashtu akivitetin e nderoi me praninë e tij edhe Ministri i shtetit për Diasporës, z.Pandeli Majko.

Cmimi për investimin më të mirë të Diasporës u njoftua nga Ministri i Shtetit për Diasporën, z.Pandeli Majko i cili përgëzoi organizatoret dhe shprehu konsideratën për të gjithë të nominuarit, për idetë novatore në biznes, investimet e guximshme, shtrirjet në tregjet ndërkombëtare, aplikimin e teknologjisë së informacionit dhe çdo arritje ekonomike të tyre “made Albanian”.

Pjesë e eventit “Mendje Artët 2021” ishin shumë sipërmarrës të cilët ishin bërë pjesë e këtij konkursi dhe arritën të vlerësohen me çmimin simbolik.

Në këtë aktivitet u vlerësua me çmimin e rëndësishëm “Media e vitit” portali “Gazeta Diaspora Shqiptare”, për punën e përkushtuar në pasqyrimin e të gjitha lajmeve që lidhen me Diasporën shqiptare. Çmimin e tërhoqi drejtuesja e “Gazeta Diaspora Shqiptare”, Yllka Lezo. Drejtuesja Lezo falenderoi në mënyrë të veçantë mbi një milion lexues të gazetës në Diasporë që kanë mirëpritur këtë platformë dhe i besojnë çdo ditë për t’u informuar mbi gjithçka ndodh në Diasporë.

Në këtë aktivitet u promovuan dhe vlerësuan për arritjet e suksesshme gjatë periudhës së vështirë të pandemisë, risitë dhe idetë novatore në biznes, investimet e guximshme, efikasitetin e përshtatjes, shtrirjet në tregjet ndërkombëtare, aplikimin e teknologjisë së informacionit, ngritjen e standardeve e shumë arritje të tjera dhe jo vetëm shumë sipërmarrës, mes tyre dhe shumë të rinj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0