Mektrin tashmë përfaqësues zyrtar i Lynk & Co në Shqipëri: një risi në tregun e makinave të teknologjisë së avancuar - Business Magazine Albania

Mektrin tashmë përfaqësues zyrtar i Lynk & Co në Shqipëri: një risi në tregun e makinave të teknologjisë së avancuar

Mektrin, koncensionari më i madh në Shqipëri, përfaqësues zyrtar i disa prej markave më prestigjioze të industrisë automotive si Jaguar & Land Rover, KIA, Volvo Car, Renault Trucks, Volvo Penta, Volvo Truck, ka marrë zyrtarisht perfaqësimin e markës ndërkombëtare Lynk & Co në Shqipëri, duke zgjeruar kështu gamën e saj me një markë të orientuar drejt teknologjisë dhe levizshmerisë moderne.

Ky partneritet shënon një zgjerim strategjik të portofolit të kompanisë, duke sjellë në treg një markë innovative dhe me siguri të lartë, në përputhje me transformimet që po ndodhin globalisht në industrinë e automjeteve.

Në një kohë kur vëmendja ndërkombëtare është e përqendruar te makinat Hybrid dhe Elektrike, Lynk & Co ofron një qasje të re mbi përdorimin e makinës, duke i dhënë përparësi përvojës së përdoruesit dhe fleksibilitetit. Kjo filozofi mbështetet nga teknologji të avancuar si lidhje 5G, përditësime te programeve në distancë, kontroll i plotë përmes aplikacionit mobile dhe një design modern e funksional, i zhvilluar në Qendrën e Design në Göteborg nga një ekip ndërkombëtar me mbi 200 designer. Makinat Lynk & Co ndërtohen mbi platformën e përbashkët me Volvo (CMA – Compact Modular Architecture), duke garantuar përputhshmëri teknologjike dhe performancë të lartë.

Lexo edhe: “Range Rover Experience”: Një fundjavë mes ndjesive, luksit dhe komoditetit

Për Mektrin, ky bashkëpunim përforcon më tej pozicionin si lider në perfaqësimin e markave dhe përvojave të reja në tregun shqiptar, duke ndjekur me konsekuencë zhvillimet më të fundit të industrisë globale. Deri më sot, kompania është njohur për përfaqësimin e disa prej emrave më të rëndësishëm të sektorit automotiv duke e bërë atë të pozicionohet si koncesionari më i madh dhe më i rëndësishëm në vend. 

Qasja që ofron Lynk & Co përputhet me vizionin afatgjatë të Mektrin, ku automjeti nuk është më vetëm një objekt pronësie, por një mjet që i përshtatet stilit të jetesës moderne, me përvojë digjitale dhe komoditet maksimal.

“Kemi ndjekur me vëmendje transformimin që Lynk & Co po sjell në mënyrën se si njerëzit i përdorin makinat në Evropë. Me këtë perfaqësi, synojmë të sjellim në Shqipëri jo vetëm një markë të re, por një filozofi të re mbi lëvizshmërinë”, – u shpreh për Business Magazine, z. Edmond Shahini, CEO i Mektrin. 

Mektrin do të nisë promovimin aktiv të Lynk & Co dhe modeleve të saj, duke integruar të gjithë elementët e përvojës digitale që e karakterizojnë këtë markë. Ky hap përkon me zgjerimin e kujdesshëm të Lynk & Co në tregjet evropiane, ku marka tashmë është e pranishme në qytete si Amsterdam, Milano, Berlini dhe Göteborg. Shqipëria përfaqëson një pikënisje strategjike për praninë e saj në rajonin e Ballkanit, një treg që po njeh rritje të ndjeshme të interesit për mobilitetin elektrik dhe modelet alternative të përdorimit të makinës.

Përmes këtij bashkëpunimi, Mektrin konfirmon edhe njëherë rolin udhëheqës në përafrimin e tregut shqiptar me zhvillimet ndërkombëtare dhe përforcon angazhimin për të sjellë zgjidhje inovatore që përfaqësojnë të ardhmen e sektorit.

*Shkruar nga Oz Marketing

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0