MediaK2 partner ekskluziv i Business Magazine Albania në Maqedoni

MediaK2 partner ekskluziv i Business Magazine Albania në Maqedoni


Pas disa bisedimeve intensive, mes drejtorëve ekzekutivë z.Gerti Boshnjaku dhe z.Tim Ademi, ata ranë dakord për një bashkëpunim të frytshëm, ku MediaK2 do të jetë partneri ekskluziv për “media buying” në Maqedoni.

Ky bashkëpunim jo vetëm që u jep mundësi kompanive dhe organizatave të depërtojnë në tregun shqiptar, por gjithashtu u jep mundësi bizneseve shqiptare të konsolidohen në një treg të vetëm.

Bashkëpunimet janë çelësi i vetëm i suksesit, ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë që Business Magazine Albania të vazhdojë të korri sukses“- deklaroi drejtori ekzekutiv i MediaK2.

MediaK2 është e përhapur globalisht dhe ofron zgjidhje të shumta të marketingut për kompanitë e vogla, të mesme dhe korporata. Mediak2 ofron shërbime të orientuara drejt një klientele që i vendos klientët e tyre të parët, pa marrë parasysh se çfarë. Përmes një përzierjeje të këtyre katër cilësive kryesore, MediaK2 ofron një shërbim të pakrahasueshëm.

Business Magazine është revista e parë dixhitale dedikuar sipërmarrjes së re dhe biznesit. Gjithçka që doni të dini mbi botën e sipërmarrjes shqiptare dhe të huaj mund ta gjeni këtu nëpërmjet lajmeve, artikujve, intervistave apo videove. Kjo revistë inkurajon sipërmarrjen e lirë dhe promovon mënyrat që i drejtojnë të rinjtë në rrugën drejt suksesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0