Media dhe prodhimi komercial po “vrasin” kinematografinë shqiptare. Flet Petrit Beci - Business Magazine Albania

Media dhe prodhimi komercial po “vrasin” kinematografinë shqiptare. Flet Petrit Beci

Petrit Beci

Petrit Beci, ka një karrierë të gjatë dhe kyçe në hallka të ndryshme të institucioneve në fushën e kinematografisë. Ai drejtoi për disa vite Kinostudion “Shqipëria e re” dhe më vonë ka drejtuar Qendrën Kombëtare të Kinematografisë. Ai ka dhënë një kontribut të veçantë në hartimin e Ligjit për Kinematografinë. Për 6 vite ai ishte Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar dhe më vonë drejtoi edhe disa televizione private në vend. Ai ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Miratues të Projekteve. Falë kësaj, Beci ka një panoramë të qartë se çfarë ka ndodhur me industrinë e kinematografisë për rreth 40 vite.

Ekonomikisht, kinematografia shqiptare është ndër industritë më të pa zhvilluara në vend. Sipas Beci-t, kjo ka ndodhur në mënyrë të qëllimshme, duke u dhënë hapësirë mediave dhe prodhimeve komerciale. “Ndër vite, buxheti për kinematografinë ka qenë minimalist në raport me numrin e popullsisë dhe prodhimin. Kemi një buxhet më të vogël se Kosova dhe Maqedonia e veriut dhe shteti e ka parë këtë nën presionin e mediave private”, thotë Beci. 

Ndërsa kujton se kanë mbetur pak emra të mëdhenj të kinematografisë, që i përkasin brezit të vjetër, ai thekson se kineastët e rinj i gjen duke bërë punë të tjera, kryesisht në media. 

Sot Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) ka një staf prej më pak se 10 veta dhe në mjedise shumë të kufizuara krahasuar me ato që kishte Kinostudio Shqipëria e Re. Të gjitha mjediset e saj janë privatizuar, duke i kaluar medias. 

QKK financon projektet që miratohen nga Bordi i Vlerësimit të Filmave. Ky bord përbëhet nga tri të huaj dhe dy shqiptarë, duke shmangur kështu mundësinë për korrupsion.

Në vjeshtë pritet të miratohen disa amendamente, të cilat sipas kërkesave të kineastëve synojnë të rrisin buxhetin për kinematografinë dhe Qendrën Kombëtare të Kinematografisë. Filmi mund të miratohet në QKK nëse paraqiten minimumi një ose dy bashkëprodhues të huaj. Njëkohësisht, ai nuk financohet pa konkurruar në Euroimages, me qendër në Strasburg. Vetëm pas kësaj nisin procedurat e vlerësimit.

Sipas Becit, ndryshimet e kërkuara në ligj, synojnë të “aktivizojnë” tri pika, që nuk janë zbatuar deri më sot, duke e varfëruar më tej kinematografinë. 

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0