Më shumë folës i bashkohen AllWeb Albania. Njihuni me ta! - Business Magazine Albania

Më shumë folës i bashkohen AllWeb Albania. Njihuni me ta!

AllWebAl-2019-speakers

AllWeb Albania, Konferenca e Marketingut Digjital zhvillohet me 2 Nëntor në Tiranë

Tre folës të rinj të konfirmuar në Konferencën e AllWeb, e cila do të mbahet në ditën Maratonë me 2 Nëntor. Teknologji, Video, Analytics, si t’i përdorim më mirë në shërbim të rritjes së biznesit. Njihuni me folësit e tjerë që do të ngjiten në skenën e AllWeb Albania 2022.

Pelpina Trip
Trajnere Smartphone Video /Folëse/Autore

Pelpina është krijuese e videove, mësuese, folëse dhe autore ndërkombëtare bestseller. Misioni i saj është t’u japë kompanive instrumentin e duhur, njohuri dhe besim për të krijuar video për sipërmarrjen, video efektive dhe që angazhojnë audiencën.
Ajo e bën këtë përmes trajnimeve online, komunikimit, coaching, këshilla të personalizuara dhe me librat e shkruar. Por, më e rëndësishmja, ajo bën shumë video. Çdo ditë ajo është para ose pas kameras (zakonisht smartfonit të saj). Për më tepër, ajo vazhdimisht shkarkon dhe teston App-et e fundit për video, duke e mbajtur një sy hapur në trendet më të fundit të prodhimit të videos.

Nxitoni të rezervoni biletën tuaj Early Bird për vetëm 100 Euro.

Pavlo Pedenko
Senior Product Manager @Wise

Ai ka punuar më parë si Menaxher për Rritje tek Preply dhe Menaxher Produkti tek MacPaw.
Krahas punës së tij të përditshme, Pavlo bashkëthemeloi fondacionin KOLO – një fondacion bamirës, që mbështet ushtrinë ukrainase.

Ai është themelues i Global Hack Weekend, hakatoni më i madh në Europe. I interesuar në Edtech dhe Algoritmet.

Nxitoni të rezervoni biletën tuaj Early Bird për vetëm 100 Euro.
Faton-Sopa
Bashkëthemelues /CEO @Manaferra

Me një diplomë master në Digital Marketing aftësi të fituara për programim, Fatoni ka ndihmuar qindra biznese të rriten online që kur ishte 15 vje. Duke përdorur aftësinë e tij në Digital Marketing, ai ndihmon bizneset në shumë industri si, edukim, publikime, eCommerce dhe udhëtime, duke përdorur fuqinë e SEO dhe Analytics, për të krijuar vlerë për njerëzit.

Në 2014 bashkëthemeloi “Manaferra”, një agjensi e specializuar në këshillat për SEO, Analytics, Digital PR dhe përmbajtje për marketingun. Ai është gjithashtu autor i podkastit “Mjeshtërimi i edukimit në marketing”.

Nxitoni të rezervoni biletën tuaj Early Bird për vetëm 100 Euro.

AllWeb i tejkalon pritshmëritë, duke ndikuar në skenën shqiptare të biznesit digjital, marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore të ofruar nga folës nga skena Ndërkombëtare/Rajonale dhe vendase. Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqipëri), janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si: Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann, Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me. Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe do të shpallen në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri: www.allweb.al

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me programin Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Konkresit Kombëtar të Rinisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0