Me ose pa Covid, Tokio 2021 do të zhvillohen - Business Magazine Albania

Me ose pa Covid, Tokio 2021 do të zhvillohen

Lojërat Olimpike që u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit në Tokio do të mbahen vitin e ardhshëm “me ose pa Covid”, ka deklaruar nënkryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

John Coates konfirmoi për agjencinë e lajmeve AFP se Lojërat Olimpike do të fillojnë në 23 korrik të vitit të ardhshëm, duke i quajtur “Lojërat që pushtuan Covid”. Lojërat Olimpike fillimisht ishin planifikuar të fillonin në korrik të këtij viti, por u shtynë për shkak të frikës nga Covid-19. Më herët IOC ka deklaruar se ata nuk do t’i vonojnë Lojërat më shumë se në 2021.

“Lojërat do të ishin tema e tyre, Lojërat e Rindërtimit pas shkatërrimit të tsunamit.” ka thënë Z. Coates për AFP, duke iu referuar tërmetit katastrofik të 2011 dhe cunamit në Japoni. “Tani këto do të jenë Lojërat që pushtuan Covid, drita në fund të tunelit.”- ka shtuar ai.

Në korrik, shefi ekzekutiv i Tokyo 2020 Toshiro Muto tha se ishte e mundur që Lojërat të mbaheshin për një audiencë të “kufizuar”, por theksoi se ata donin të shmangnin mundësinë e zhvillimit të Lojërave Olimpike pa spektatorë.

LEXO: Toyota do të përdorë robotë në lojërat Olimpike të Tokios

Muto gjithashtu tha se një vaksinë nuk ishte një parakusht për Lojërat, megjithëse ekspertët e shëndetit kishin hedhur dyshime nëse Lojërat mund të mbaheshin pa një vaksinë. “Nëse një vaksinë është gati, kjo do të jetë një përfitim, por ne nuk po themi që nuk mund ta zhvillojmë aktivitetin pa të – nuk është një parakusht,” tha ai.

Në prill, shefi i Lojërave Yoshiro Mori tha se Lojërat e Tokios do të anuloheshin nëse nuk do të mbaheshin në 2021.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0