Lamborghini prezantoi dje më në fund modelin e saj të parë SUV pas LM002, të quajtur Urus! Publiku e pret këtë makinë që prej vitit 2012, kur një koncept i saj u prezantua në Beijing Auto Show në vitin 2012.
Urus, duket po aq i ngjashëm dhe i bukur sa koncepti i saj, dhe dukeshëm një Lamborghini.
Në pamje të parë pak sa lidhje me çka Lamborghini ofron, Lamborghini Urus, është pasardhës i një modeli të prodhuar në vitet 80. Bëhet fjalë për LM002 e prodhuar nga vitin 1986 deri në vitin 1993, në vetëm 328 egzemplarë.
Lexoni: Audi USA, sekretet e shërbimit të saj. Shpejtësi dhe kujdes i veçantë
Në brendësi, konsoli i mesit është më i “civilizuar” dhe ergonomik se sa modelet nga e cila është influencuar. Ishte pikërisht Range Rover Velar e para e cila vendosi të përdorë 2 ekranë në mes, të vendosur shumë bukur, aspekt dizajni i cili u ndoq edhe nga shumë kompani të tjera. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Urus. Timoni ka një “dysheme” të sheshtë, karakteristike për të gjitha makinat e Lamborghini. Ndërkohë, se dilja e shoferit është e vendosur goxha poshtë, ashtu siç i ka hije një makinë me një emblemë të tillë. Butoni i ndezjes është i njëjtë me atë të Huracan dhe Aventador, dhe leva e marshit ndodhet mbi këtë buton. Por si një SUV, kjo makinë është e destinuar të kryejë edhe funksione të tjera. Tashmë përveç Strada, Sport dhe Corsa, Urus ka edhe Terra (baltë), Sabbia (rërë), Neve (borë).
Përsa i përket motorrit, ajo është e paisur me një motorr 4.0 liter V8 twin-turbo, i aftë të prodhojë 650 kuaj fuqi. Kjo për shkak se motorri turbo, mundet të prodhojë më shumë fuqi në xhiro motorri të ulëta. Në terrene të vështira, dhe në shpejtësi e xhiro të ulëta, makina do të jetë më e lehtë të drejtohet.Kambio është një me 8 shpejtësi, 4×4 me active torque vectoring. Ky trasmision është programuar të çoje 60% të fuqisë në gomat e pasme. Por, e aftë të dërgojë deri në 70% në gomat e para në kushte të caktuara. Gjithashtu, deri në 87% në gomat e pasme, për t’i dhënë një sens më sportiv makinës.
Lexoni: Bob Lutz jep parashikimet e tij për industrinë e automobilave
Lamborghini Urus, është e paisur me frena karbon-qeramike, suspensione me ajër, stabilizatorë aktiv, dhe 4-wheel-steering. Ne gjithë këto të dhëna, kompania pret që “krijesa” e tyre e re të thyejë disa rekorde. I tillë është rekordi në pistën e Nurburgring. Aktualisht, Alfa Romeo Stelvio Quadrifoglio ka regjistuar (si një SUV) kohën më të shpejtë me 7:51.7. Do të ishte pak e pa pranueshme nëse një makinë me 145 kuaj fuqi më shumë dhe kaq teknologjike, të zgënjente. Lamborghini gjithashtu thotë se Urus përshpejton nga 0 në 100km/h për 3.6 sekonda. 0 në 200km/h për 12.8 sekonda, dhe shpejtësi maksimale prej 305km/h.
Pritet që në dhjetor të vitit 2018, të ofrohet edhe një Urus hibrid. Kjo, e njëjtë me Porsche Cayenne Turbo S E-Hybrid, i cili prodhon 680 kuaj fuqi.
Prodhomi i saj do të bëhet në fabrikën e Lamborghin në Sant’Agata Bolognese në Itali. Klientët e parë, do t’a marrin në dorëzim makinën e tyre ne muajt e parë të vitit 2018.
Çmimi i saj do të jetë diçka më pak se $200.000, duke e bërë atë të përballueshme nga më shumë njerëz. Kompania pres rreth 3500 shitje vjetore, pak a shumë sa shitjet e Huracan dhe Aventador së bashku.
Burimi: Motor Authority
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.