Më në fund! Opsioni që të gjithë presin nga Yotube në iOS mund të vijë së shpejti - Business Magazine Albania

Më në fund! Opsioni që të gjithë presin nga Yotube në iOS mund të vijë së shpejti

YouTube po nxjerr modalitetin foto-në-foto për YouTube, në pajisjet me sistemin iOS 15 ose më të ri, njoftoi kompania të Mërkurën. Shefi i produktit të YouTube, Neal Mohan premtoi në “The Vergecast” se opsioni ishte në rrugë e sipër, dhe tani më në fund është këtu.

Me foto-në-foto, do të mund të vazhdosh të shikosh YouTube kur të largohesh nga aplikacioni. Ky funksion mund të jetë i dobishëm nëse, për shembull, jeni duke parë një lojë sportive, por dëshironi të lëvizni nëpër Tëitter për të parë reagimet ndaj asaj që sapo ka ndodhur në fushë. Është një veçori që është e disponueshme në Android prej vitesh, kështu që është një lajm fantastik fakti se Google më në fund e ka sjellë atë në pajisjet iOS të Apple.

Lexo edhe: Si të shihni të gjithë abonentët e kanalit tuaj në Youtube në kompjuter dhe celular!

Thënë kështu, ne jemi ende duke pritur që Google të lançojë foto-në-foto për të gjithë përdoruesit e aplikacionit standard YouTube, nuk kërkohet abonim në YouTube Premium. Kjo veçori është në testim nëse keni një abonim Premium dhe faqja Labs e YouTube aktualisht thotë se mund ta provoni deri më 8 prill.

Verge 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0