Me kalimin e kohës qytetarët fitojnë imunitet ndaj Covid 19 - Business Magazine Albania

Me kalimin e kohës qytetarët fitojnë imunitet ndaj Covid 19

Qytetarët do të fitojnë imunitet ndaj Covid 19

Ermand Mertenika, Inxhinier Bio-mjekësor 

Megjithëse Covid-19 është një virus që po bashkëjeton me ne, qytetarët do e fitojnë gradualisht imunitetin ndaj këtij virusi tashmë i kthyer në pandemi globale. Sigurisht ndërgjegjësimi social duket se po i jep frytet e veta, duke ruajtur distancën fiziko-sociale dhe njëkohësisht vendosjen e  maskës në ambiente të mbyllura dhe të hapura.

Megjithëse influenca e Covid-19 deri diku është ulur, normalisht kjo nuk është e prerë me thikë, pasi qytetarët vazhdojnë të infektohen nga ky virus. Suedia, një nga vendet më të zhvilluara të Europës arriti të kapërcejë pikun e valës së parë duke mos pritur fronte të tjera valësh Covid-19. Në rastin e shtetit me standardin më të lartë në Europë “Suedia” evitoi karantinën dhe infektimin në masë të popullsisë. Pavarësisht kostove biologjike (humbje në jetë) u arrit që popullsia suedeze të fitojë imunitin pothuajse të plotë të këtij virusi.

Sigurisht, infektimet vazhdojnë dhe kemi humbje jete, edhe për shkak të sëmundjeve të mëparshme të rënda të tyre si, leucemi, kolesteroli i lartë në gjak, sëmundje pulmonare si bronko-pneumoni të avancuar, sëmundje kardio-vaskulare të shkallës së rëndë apo sëmundje tumorale ose metastazike, hipertension shumë të lartë, etj. Tashmë po shikojmë një aplikim të pajisjeve më të lehta mjekësore si aspiratorët dhe oksigjenatorët duke evituar përdorimin e respiratorëve me modën më emergjente sic është faza e fundit që mban në jetë në mënyrë artificiale pacientin në “Intubimi Endotrakeal”. Masat nevojitet të zbatohen në ambiente të ngarkuara me qytetarë dhe sidomos në ambiente të mbyllura me distancim social 1.5 -2 m dhe përdorimin e maskave në vende të mbyllura kryesisht.

Gjithashtu, një ushtrim fizik në mëngjes apo në darkë në parqe dhe një ushqim i shëndetshëm e jo i tepruar është një mënyrë dietike e shëndetshme që të mbrojnë organizmin. Evitimi i pijeve alkolike dhe i pijeve të tjera me esenca të ndryshme apo eleminimi i ushqimeve që përmbajnë përqindje të lartë sheqeri, kripe apo yndyre duhen evituar. Gjithashtu, teknikat e frymë-shkëmbimit sportiv duhen zbatuar hera herës siç është frymë-shkëmbim i thellë pra inspirim maksimal – mbajtje e oksigjenit në pulmone 10 sekonda dhe më pas ekspirim maksimal do ishte ideale të zbatohej nga çdo qytetar në mëngjes dhe në darkë me 5 herë ushtrimi sportiv i pulmoneve (Mushkërive) • Inspirim maksimal ( Frymë-marrje e thellë) • Mbajtje e frymës 10 sekonda • Eksperim maksimal (Frymë-nxjerrje e thellë) (Përsëritshmëri e këtij cikli 5 herë në mëngjes dhe 5 herë në darkë). Covid-19 është një virus ndaj të cilit gradualisht do e fitojmë imunitetin.

Qytetarët do të fitojnë imunitet ndaj Covid 19

Respektoni masat, zbatoni dietën e shëndetshme për një mënyrë jetese më të mirë dhe gjithashtu për forcimin e Leukocideve (Antitrupat dhe sistemi ynë imunitar). Angazhohuni me aktivitet sportiv apo dhe kros (Vrapim) pasi vrapimi është aktiviteti më i mirë sportiv për biogjenezen dhe organizmin tonë. Mendoni pozitivisht (sepse rrit energjinë e brendshme pozitive) Energjia pozitive ndikon gjithashtu dhe në forcimin gjithnjë e më tepër të sistemit tonë imunitar. Evitoni stresin ( Stresi shkakton gjenerimin e hormonit të kortizolit ), hormoni më e dëmshëm për organizmin tonë.

Faktori stres dobëson organizmin dhe aq më tepër sistemin tonë imunitar (Qelizat Limfatike dhe eritrocidet). Mungesa e psikologëve të kualifikuar, të talentuar dhe të përkushtuar dhe jo frytëdhënës po ndikojnë jo pozitivisht në psikologjinë e qytetarëve në këtë periudhë të vështirë, duke i futur ata në një anë të errët të tejmbushur me energji negative.

Lexo: Ku ndalon menaxhimi dhe fillon lidershipi

Më vjen shumë keq që në këtë moment pandemie disi të vështirë nuk ekziston një frymë optimiste ndaj qytetarëve që t’u gjenerojë energjinë pozitive të brendeshme. Ajo eviton stresin (Gjenerimin e Hormonit te Kortizolit – hormoni dëmshkatuesh në organizëm). Energjia pozitive ndikon në prodhimin e Hormonit SEROTONIN, i cili ndikon në forcimin e sistemit imunitar, qelizave limfatike dhe leukozideve.

Aplikoni ushtrimet sportive të pulmoneve (Mushkërive) frymëmarrje e thellë – 10 sekonda (Mbajtje të frymës) – Frymënxjerrje e thellë. – Hani Shëndetshëm – (vrap) në mëngjes osë në darkë, – Kufjet në Vesh në ritmin Heavy-Metal or Rock Music. – Evitoni ushqimet me kolesterol të lartë, sheqernat dhe kripërat. Ushtrimi sportiv i pulmoneve (Mushkërive) • Inspirim maksimal ( Frymë-marrje e thellë) • Mbajtje e frymës 10 sekonda • Eksperim maksimal (Frymë-nxjerrje e thellë) (Përsëritshmëri e këtij cikli 5 herë në mëngjes dhe 5 herë në darkë).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0