Me Coach Elida Motro-Iljazi: Si të fitosh më mençurisht? - Business Magazine Albania

Me Coach Elida Motro-Iljazi: Si të fitosh më mençurisht?

Elida Motro-Iljazi

Mos lejoni veten dhe të tjerët (dhe as koronavirusin apo krizën pas saj) t’ju pengojnë që të ecni përpara!

Sipas trajneres së njohur Elida Motro-Iljazi, duhet vetëm 15% e popullatës për të transformuar një vend. Imagjinoni sikur 15% e shqiptarëve të fillonin biznes fitimprurës dhe etik?!

Situata Covid dhe pushimet nga puna, kanë rritur ritmin e punës së trajneres me profesionistë edhe të pushuar nga puna.

Dy trajnime aktive të EMI Coaching&Consulting, mundësojnë që ata që i ndjekin të kenë të ardhura më të mëdha, të mund të vetëzhvillohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të japin mbrapsh në shoqëri në mënyrë bujare. Por, pjesë e trajnimeve mund të bëhen edha ata që janë të papunë, për të cilët EMI-CC gjatë periudhës Covid i ndihmon të ripozicionohen në treg. Cilido që do t’i bashkohet kësaj oferte të veçantë të momentit, mund të klikojë për një intervistë falas në Këtë link.

Në një intervistë për Businessmag Elida tregon se ata shpesh kanë mundësi më të mëdha se më parë për të zhvilluar karrierën e tyre, pikërisht gjatë situatës së tanishme.

Cilido që hyn në këtë kategori mund të klikojë në www.emi-cc.com 

Po trajnimet në çfarë konsistojnë?

Dy programet aktive janë:

1- Lead through People, (I quajtur IloveHR) dhe

2- Vepro-ACTS 7:7

Elida tregoi se trajnimet e saj synojnë të pajisin me aftësi njerëzit që janë me ambicie në tregun e punës. Nuk ka rëndësi mosha, biznesi, industria, apo nga vijnë, nga Shqipëria apo jashtë saj.  Sipas saj, suksesi në arritje varet shumë nga mindset i vetë individit.

Programet mund të merren individualisht dhe në grup. Para nisjes së trajnimit, personave u bëhen disa vlerësime për të kuptuar ku janë talentet, interesat dhe vlerat e tyre. Në varësi të gjetjeve, përcaktohet një program zhvillimi individual, 1-10 vjet në vazhdimësi.

Trajnimet në grup zgjasin për 7 muaj. Ndërkohë për trajnime individuale nevojiten vetëm 9 seanca. Ndjekja e programit është një vit në të dy rastet.

Kushti për pjesëmarrje në trajnime është vetëm një: të kesh interes për vetëzhvillim.

Pas vlerësimit dhe përcaktimit të programit zhvillues personal ka takime mujore në grup. Ndërsa një herë në tre muaj bëhet aktiviteti ‘Klubi EMI-CC Kapela’, që është një takim mes klientëve-miq të vjetër dhe të rinj. Këto takime, rezultojnë shumë të vlefshme për profesionistët, për të trajnuarit, pasi arrijnë të krijojnë punësime, partneritete, ose bashkëpunime shumë të mira.

Lexo: Po përpiqesh të gjesh një podcast të vlefshëm? Ju sjellim 5 podcast-e të përzgjedhura për kënaqësinë tuaj

Filozofia e trajneres Elida Motro-Iljazi është “Si të punosh më mençurisht dhe jo më shumë”.

Gjatë dhe pas trajnimeve, individët dhe kompanitë kanë rritje të produktivitetit të menjëhershëm (deri në 7-fish). Një nga pjesëmarrësit në trajnim pohoi për Businessmag.al se trajnimi të bën të fitosh më shumë, të jesh një person më i mirë dhe të bën të kuptosh që duke dhënë pasurohesh më shumë.

Elida thekson se, cilido mund të regjistrohet çdo kohë në kurset e saj. Mjafton të ketë mindset të vetëzhvillimit, sepse misioni dhe qëllimi i saj është të ndërtojë liderat e ardhshëm të ekonomisë kombëtar, ata që Elida e quan pasuria jonë kombëtare.

Kush ka nevojë të ndjekë trajnimet me coach Elidën dhe stafin e saj?

Ata që ndihen të ngecur në karrierë ose në jetë

Ata që urrejnë dështimin dhe varfërinë

Ata që kanë parë në praktikë efektin e jashtëzakonshëm ndryshues për mirë të miqve të tyre, të cilët kanë marrë një program nga EMI-CC.

Në mënyrë të veçantë, aktualisht, po ndihmohen ata që në tregun e punës po mbeten të pa punë dhe ndihmohen përmes një forumi të lidhen me klientët miq të EMI-CC për rikthim në tregun e punës.

Kush është Elida Motro-Iljazi

Elida Motro-Iljazi ka mbi 20 vite përvojë në Burimet Njerëzore, Zhvillim Biznesi dhe Leadership. Elida është Themeluese dhe Drejtore Ekzekutive e EMI-CC Coaching and Consulting, një komapani e angazhuar që nga viti 2010 për të përmirësuar performancën e individëve dhe ekipeve në tregun e punës në Shqipëri dhe jashtë saj. Pasioni i Elidës është Ndërtimi i Profesionistëve dhe HR të suksesshëm, ndaj studimet e doktoraturës po i kryen në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Universiteti Eisenstadt, Austri. Ajo është certifikuar për Burime Njerëzore nga Universiteti Cornell në New York si dhe ka një diplomë master në marketing nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Elida është një lektore publike dinamike dhe është ftuar shpesh në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si folëse kryesor për çështjet e menaxhimit të biznesit dhe burimeve njerëzore. Ajo është gjithashtu pedagoge në Tirana Business University dhe në Universitetin e Tiranës. Ajo është e njohur për podcast-in e saj të këshillave javore falas “Miqësisht Elida”.

Ndër bizneset dhe kompanitë shumë të suksesshme që Elida ka ofruar shërbime të personalizuara dhe këshilluese, janë IuteCredit, Te Stela Resort, Iceberg Communication, Zodiac, Kredo, AlbPastrim Group, SmartCredit Moldova, OCA Architects, Bregova Dental, Maison Stela Sallaku, Verso Altima Group, JConsulting, etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0