Mbi 83 milionë lekë investime për instalimin e karikuesve të makinave elektrike - Business Magazine Albania

Mbi 83 milionë lekë investime për instalimin e karikuesve të makinave elektrike

makina elektrike

Një plan investimi për infrastrukurën e nevojshme për automjetet elektrike është parashikuar nga qeveria shqiptare. Agjencia për Eficiencën e Energjisë ka hapur tenderin për instalimin e karikuesve për makinat elektrike, në disa qytete turstike e pika kufitare. Vlera e këtij investimi është parashikuar mbi 83 milionë lekë dhe përfshin instalimet në qytete si: Sarandë, Vlorë, Korçë, Durrës Elbasan dhe në pikat kufitare: Hani i Hotit, Kakavijë, Vlorë dhe Durrës.

Përmes këtij investimi, synohet të rritet mundësia e investimit në automjete elektrike dhe njëkohësisht të ulet emetimi i dioksidit të karbonit.

Aktualisht në vendin tonë, transporti rrugor është një nga burimet kryesore të ndotjes së ajrit.

Lexo: Vjen për herë të parë në Shqipëri Panairi “Future2Tech 2023”

Detyrimi për uljen e ndotjes vjen edhe nga Plani Kombëtar i Veprimit për Energjinë dhe Klimën për transportin. Sipas këtij plani, deri në  vitin 2025 duhet të instalohen mbi 200 stacione karikimi.

Vendi ynë është ende larg objektivit europian, i cili parashikon që duke nisur nga 2030 nuk do të prodhojë më mjete me motor me djegie.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0