Sot në vendin tonë ka mbërritur 10 mijë vaksina ruse Sputnik V. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrirliu dhe ai i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, të dy të autorizuar për sigurimin e vaksinës, ishin në aeroportin Nënë Tereza, ku kanë pritur sasinë e radhës së vaksinave.
10 mijë dozat janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, bëri me dije se së shpejti pritet të vijnë vaksina të tjera anti-Covid.
“Së shpejti shuma të konsiderueshme vaksinash të tjera do të pasojnë, duke na krijuar mundësinë të rrisim fuqishëm numrat e vaksinimeve ditore, për të dalë së shpejti nga tuneli i gjatë i kësaj lufte të egër”, tha Rama.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.