Mbase nuk keni dëgjuar ndonjëherë për këtë ekosistem startupesh...

Mbase nuk keni dëgjuar ndonjëherë për këtë ekosistem startupesh…


Parajsë fiskale. Parajsë e të pasurve. Starbucks në Karaibe. Qendër prodhimi.

Sa herë që kujtojmë Puerto Rikon imazhe të tilla na vijnë në mendje, por nuk është parë kurrë si një qendër teknologjike në hapat e parë të zhvillimeve të saj. Një kombinim i krizës ekonomike, investimeve të favorshme, dhe sipërmarrjeve lokale po rriten së bashku për të krijuar siparin e asaj që mund të rezultojë një histori e mrekullueshme startupi.

Që nga vitet 1960 deri në Reçesionin e Madh të vitit 2007, puertorikanët e panë veten e tyre si njerëz të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm në një shtet gjithashtu të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm. Kompanitë amerikane ndërkohë, e kanë parë Puerto Rikon si burimin primar të lëndës së parë me çmim të ulët dhe mesëm, fuqinë punëtore me nivel kualifikimi të mesëm dhe të lartë menjëherë pas SHBA-ve, dhe vendasit mund të vareshin në shumë burime të qëndrueshme, duke mundësuar punë prodhuese të klasave të ulëta dhe të mesme të shoqërisë.

Sipas udhëheqësve të Puerto Rikos, gjithmonë ka pasur pak oreks, ose nevojë për inovacion. Por Reçesioni i Madh e ndryshoi këtë gjë, duke eleminuar shumë punë dhe reduktuar sigurinë, duke shfaqur një krizë të thellë borxhi dhe në fund, për të goditur fort etosin e një kulture të kënaqshme dhe të qëndrueshme.

“Ne tani po hedhim sytë drejt SHBA-ve për të gjetur më shumë partneritete dhe më shumë akses drejt kapitaleve për fazat e hershme të startupeve tona,” thotë Frankie Chévere, drejtori ekzekutiv i Kompanisë së Tregtisë dhe Eksporteve të Puerto Rikos, e cila është një entitet i dizenjuar nga qeveria për të lehtësuar tregtinë midis sektorëve të ekonomisë së Puerto Rikos. “Ne po diversifikojmë ekonominë tonë, dhe teknologjia dhe shërbimet që lidhen me të janë fushat ku ne po fokusohemi ndërsa po kërkojmë për mundësi të reja për eksporte mallrash.”

Ndryshimi i kulturës dhe ndërtimi i një ekosistemi

Shumë vende kanë vuajtur kriza të tilla dhe reçesione, nga të cilat lindin edhe shumë falimentime. Por, në Puerto Riko, kriza i ka shtyrë liderat e saj që të shikojnë për mundësi nga të gjitha anët, dhe për të gjetur rastin për t’i treguar botës në mënyrë agressive demografinë, logjistikën, avantazhet fiskale të mrekullueshme dhe bukuritë natyrore të Komonuelthit.

Si një pjesë kyçe e zgjidhjes dhe alternativës ndaj ashpërsisë, po përfshin emigrimin e dhe investimin e të pasurve brenda ishullit. Askund më tepër se në komunitetin e startueve të Puerto Rikos është evident ky optimizëm, i cili sapo zë fill, por ka për të na treguar disa histori shumë interesant dhe mund të jetë një faktor thelbësor për zhvillimin e ekonomisë lokale në të ardhmen.

“Kriza ekonomike në Puerto Riko sjell bashkë aktorët publikë dhe privatë për të inkurajuar sipërmarrësit,” thotë Kenneth Kay, themeluesi i San Juan Tech Meetup dhe i Jumpstart New Jersey Angel Network, i cili është rrjeti i dytë më i madh i investitorëve angel në Rajonin e Tri-Shteteve. “Një shembull i këtij bashkëpunimi është San Juan Tech Meetup, i cili është i vetmi startup i teknologjisë i cili i organizon takimet në një ndërtesë të madhe.”

Rast studimor: Spotery

Një histori të tillë ka dhe Spotery, mbase startupi më interesant teknologjik i këtij ishulli, i cili ndodhet në fazat më të hershme. Spotery mund të konsiderohet edhe si B2B Airbnb: në përpjekje për të krijuar një treg hapësirash dhe facilitetesh për qeramarrje nëpërmjet një tregu të dyanshëm që përbëhet nga zotëruesit e mëdhenj të inventarëve dhe konsumatorët e interesuar.

Autoritetet eksportuese të Puerto Rikos dhe investitorët lokalë e pikasën që herët këtë potencial, duke e dërguar Spotery në SxSW 2014, një inkubim prej 1 viti para lançimit, për të treguar një histori intriguese. Të njëjtët lidera më pas ftuan investitorët e East Coast në konferencën H3 Tech Conference në San Juan për të dëgjuar prezantimet e reja (pitching) ku Spotery ngjalli interesin e shumë pjesëmarrësve.

Kombinuar edhe me interesimin nga San Juan Meetup dhe investitorët lokalë, çoi në themelimin e bujshëm të Spotery. Produkti i tij u lançua më 22 Nëntor, kështuq mbetet një rrugë e gjatë, tepër e gjatë drejt marrjes së fryteve, por thashethemet dhe buja rreth kësaj historie, dhe të tjerave, tregon interesin dhe potencialin e pastër të teknologjisë dhe gjithashtu edhe të interesit të vendasve në Puerto Riko.

“Si nje startup i nxitur,” ka thënë CEO i Spotery, Ricardo Davila, “ne kemi avantazhe të mëdhaja prej zhvillimit ekonomik, ndërmjet tyre një normë taksimi prej 4%, dhe një rimbursim prej 50% nga shpezimet lidhur me Kërkim & Zhvillimin, të cilat janë flukse të mira hyrëse dhe shërbejnë si një mjet i shkëlqyer për të tërhequr investitorët potencialë. Është një ekosistem që jep shpresë.”

Çfarë vjen e rradhës?

Liderat e Puerto Rikos e shikojnë me skepticizem që startupet teknologjike në fazat e hershme mund të jenë një zgjidhje tërësore e problemeve të vendit. Teknologjia mund të jetë vetëm një pjesë e ekonomisë së lulëzuar me shumë sektorë, dhe kërkon shumë vite punë për të ndërtuar një ekosistem startupesh të një klasi botëror, dhe ishulli ndodhet vetëm në hapat e para të këtij proçesi.

Megjithatë, ashtu e ngecur në krizë, Puerto Riko i është kthyer startupeve si një zgjidhje potenciale, duke e konsideruar numrin e investitorëve të cilët janë alokuar tashmë, dhe histori të tilla si ajo e Spotery, kohë të mira mund të jenë udhës.

Kohët e fundit, njerëzit jashtë Puerto Rikos dëgjojnë vetëm lajmet e këqija, por një skenar intrigues startupesh, por lind në ishull me mundësi të jashtëzakonshme rritjeje.

Ashtu siç thotë edhe Isabel Fernandez, drejtore e programeve për iniciativën e Puerto Rico’s Protech, që po drejton shumë prej përpjekjeve të startupeve brenda në ishull, “Mesazhi ynë është shumë i qartë. Puerto Riko është e ‘etur’ për të qenë partnere me mendjet inovative, gati për të transformuar idetë në investime të suksesshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0