Matteo Colangeli zgjidhet Drejtori i ri i BERZH për Ballkanin Perëndimor. Ai do të jetë edhe Drejtor i Serbisë - Business Magazine Albania

Matteo Colangeli zgjidhet Drejtori i ri i BERZH për Ballkanin Perëndimor. Ai do të jetë edhe Drejtor i Serbisë

Matteo Colangeli do të jetë Drejtori i ri për Ballkanin Perëndimor dhe njëkohësisht Drejtor i Serbisë për Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Ai do të drejtojë aktivitetin e Bankës në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi ku do të jetë i vendosur.

Vetëm vitin e shkuar, BERZH investoi 1.3 miliardë Euro në Ballkanin Perëndimor. Banka është e fokusuar në fuqizimin e sektorit privat, promovimin e tranzicionit të gjelbër dhe ndërlidhjes brenda rajonit dhe me fqinjët europianë.

  1. Colangeli, aktualisht Drejtor i BERZH në Shqipëri tha: “Jam shumë krenar për këtë rol dhe i vendosur ta rrisim prezencën tonë në rajon. Do të përqëndrohemi në rimëkëmbjen pas pandemisë së Covid-19 dhe në bashkëpunimin me partnerët tanë drejt ekonomive më të gjelbra, gjithë-përfshirëse e të dixhitalizuara në Ballkanin Perëndimor.”
  2. Colangeli, një shtetas Italian, i është bashkuar BERZH në vitin 2005 si bankier në Londër, më pas si bankier rajonal në Ukrainë e Bullgari kryesisht në sektorin e energjisë deri në vitin 2016 kur u përzgjodh Drejtor i BERZH për Shqipërinë. Ai mban kualifikimin Master nga London School of Economics and Political Science.

Prej datës 17 Maj 2021, Z. Colangeli do të zëvendësojë Zsuzsana Hargitai, e cila është emëruar Drejtoreshë e BERZH për Azinë Qëndrore.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0