Matt Desmier vjen si folës në AllWeb Albania 2019 për të sjellë një qasje të re të marketingut - Business Magazine Albania

Matt Desmier vjen si folës në AllWeb Albania 2019 për të sjellë një qasje të re të marketingut

~5 minuta lexim


Dëshironi të zbuloni disa njohuri të reja? Po mendoni të zhvilloni produkte dhe shërbime të reja? Doni të përqëndroheni në një qasje të udhëhequr nga përmbajtja dhe dëshironi të dini nga t’ja filloni … Atëherë Matt Desmier është njeriu që duhet të takoni, të cilin do ta gjeni në datën 17 Tetor në konferencën e marketingut dixhital, AllWeb në Tiranë.

Lexoni: Pse duhet të merrni pjesë në konferencën e marketingut dixhital, AllWeb Albania me 17 Tetor?

Duke qenë fillimisht i trajnuar si dizajner, Matt ka një qasje ndryshe të të menduarit, duke i ndihmuar bizneset që të kuptojnë pozicionimin dhe mesazhet e tyre dhe si mund ta motivojnë audiencën.

Nëpërmjet agjencisë së tij “Wise Old Uncle”, Desmier dhe ekipi i tij kanë punuar me disa organizata të mëdha, duke përfshirë këtu platformën më të madhe të crowdfunding në Mbretërinë e Bashkuar, kompaninë më të madhe të sigurimeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe një kompani tjetër globale, duke i ndihmuar në hartimin e planit për teknologjinë, rritjen e audiencës së tyre dhe zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të përshtatshme për shekullin 21.

Rreth Matt:

  • Themelues i Silicon Beach, një nga konferencat kryesore të Britanisë së Madhe;
  • Bashkë-themelues i Open Sauce, një seri eventesh dhe revistash për biznese ambicioze, të guximshme dhe kurioze
  • Ka drejtuar një inkubator të suksesshëm, duke lançuar 75 biznese për rreth 5 vjet me një normë mbijetese 95%;
  • Në 2018 ishte në listën Top 50 Advocates for Equality në DIMA
  • Në 2016 ishte në listën “Maserati 100” të sipërmarrësve socialë nga Centre for Entrepreneurs
  • Në 2015 u emërua në Top 10 Digital Champion nga Shoqata Britanike Interactive Media
  • Në 2015 emërua si Lideri dixhital i Vitit nga Digital Leaders’ SME
  • Folës i rregullt në temat e markës, inovacionit dhe të ardhmen, duke folur në SHBA, Greqi, Australi, Mal të Zi, Maqedoni, Kuala Lumpur dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar;

Fushat e tij të ekspertizës janë marketingu, inovacioni dhe kreativiteti. Aftësitë e tij të veçanta janë qartësia, empatia dhe komunikimi.

Përpos të gjithave Matt është një marketer që e sheh botën pak më ndryshe.

Si themelues i konferencës Silicon Beach në Bournemouth në Mbretërinë e Bashkuar, Matt ka pasur një ndikim të madh në vendosjen e reputacionit të qytetit bregdetar, si një qendër transformuese për të gjitha gjërat dixhitale dhe krijuese.

Silicon Beach është një konferencë dy-ditore që përfshin disa nga folësit më me ndikim në botë që kontribuojnë në një ngjarje themelore pa axhendë të publikuar. Është ky origjinalitet që ka ndihmuar eventin të tërheqë një audiencë globale.

Lexoni: AllWeb 2019 prezanton tre folësit e parë të konfirmuar për konferencën e Tetorit në Tiranë

Gjithashtu ai vitin e kaluar ka qenë folës në konferencën Spark.Me në Malin e Zi. Mund ta shikoni prezantimin e tij të plotë më poshtë:

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al

Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

ose mund të blini biletën tuaj në https://allweb.al/tickets/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0