Mastercard po bashkëpunon me Microsoft për një platformë të re pagesash - Business Magazine Albania

Mastercard po bashkëpunon me Microsoft për një platformë të re pagesash


Mastercard Inc. po bashkëpunon me Microsoft për një platformë të re pagesash ndërkufitare

Qëllimi, sipas të dy kompanive është të automatizojë tregtinë globale për klientët biznes dhe të rrisë efikasitetin në të gjitha transaksionet e biznesit global.

Zëvendëspresidenti i Microsoft George Zinn, tha të Enjten që lançimi do të lehtësojë sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset në 192 vende.

Lançimi i “Mastercard Track” vjen pasi kompania me bazë në New York (NYSE: MA) përballet me konkurrencën nga ana e Visa. Vitin e kaluar, Foster City, Visa me bazë në Kaliforni (NYSE: V) filloi shërbimin e pagesave blockchain “B2B Connect”.

Ashtu si Mastercard Track, Visa B2B Connect synon të lehtësojë pagesat ndërkufitare duke lehtësuar pagesat direkte midis institucioneve, duke shkurtuar ndërmjetësin tradicional. Visa B2B punon me ndihmën e startup-it blockchain Chain.

Lexoni: Google Cloud së shpejti do të ketë një produkt të ri që do të konkurrojë Amazon dhe Microsoft

Presidenti i Mastercard për rritjen strategjike Michael Froman pret që Mastercard Track të jetë “shumë tërheqës për qeveritë, portet dhe ministritë e promovimit të tregtisë në të gjithë botën.”

Froman më parë ka shërbyer si përfaqësues tregtar i SHBA nën udhëheqjen e Presidentit Barack Obama.

Mastercard është fokusuar veçanërisht në ofertat biznes-to-biznes (B2B) dhe në zhvillimin e inovacioneve teknologjike. Gjatë vitit të kaluar, ajo ka punuar për të trefishuar madhësinë e qendrës së saj të teknologjisë në qytetin e New York, duke shtuar 470 vende pune dhe një strukturë të re 212,000 metra katrore në lagjen Flatiron në Manhattan.

Kompania tashmë ka 250 punonjës të kërkimit dhe zhvillimit dhe teknologjisë në qytet dhe planifikon të shtojë vende të reja pune deri në vitin 2024.

burimi: bizjournals

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0