Marrëveshja Kosovë-Emiratet e Bashkuara Arabe për shmangien e tatimit të dyfishtë - Business Magazine Albania

Marrëveshja Kosovë-Emiratet e Bashkuara Arabe për shmangien e tatimit të dyfishtë


Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe nënsekretari i Ministrisë së Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe Younis AlKhouri, nënshkruan sot Marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Me këtë rast ministri i Financave Avdullah Hoti nënshkrimin e kësaj marrëveshje e vlerësoi lart dhe shprehu përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe, sidomos në arritjen e marrëveshjeve të tilla, të cilat do të shërbejnë në inkurajimin e mëtejshëm të tregtisë dhe investimeve bilaterale”.“Arritja e kësaj marrëveshje do të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve, por gjithashtu do t’ju krijojë një ambient më të favorshëm për investime nga të dy vendet. Marrëveshja paraqet edhe një siguri më të madhe ligjore për të gjithë investitorët potencialё të Emirateve të Bashkuara Arabe që planifikojnë për të investuar në Kosovë”, tha ministri Avdullah Hoti.

Ndërsa, nënsekretari i Ministrisë së Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe Younis AlKhouri nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka vlerësuar si moment historik, ku sipas tij përmbyllja e Marrëveshjes do të mbështesë dhe forcojë marrëdhëniet e ndërsjella ndërmjet dy vendeve.

Ai gjithashtu shprehi mirënjohjet e shtetit të tij për ministrin Avdullah Hoti dhe Ministrinë e Financave për finalizimin e marrëveshjes së përbashkët dhe gjithashtu për përpjekjet e të dyja vendeve drejt një bashkëpunimi dhe marrëdhënieve sa më të mira. “

 

/Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0